LAJMI I FUNDIT:

Kruja drejt turizmit gjithëvjetor, historia e Skënderbeut, kalaja dhe qyteti po tërheqin vizitorë të shumtë

Kruja drejt turizmit gjithëvjetor, historia e Skënderbeut, kalaja dhe qyteti po tërheqin vizitorë të shumtë

Muzeu historik i Krujës, gjatë këtij viti është vizituar nga një numër i lartë turistësh, vendas dhe të huaj. Shumë nga vizitorët nuk e fshehin kënaqësinë teksa njihen me historinë dhe luftën e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.


Një grup turistësh nga Presheva tregojnë se janë të mahnitur nga Kruja, kalaja dhe muzeu me vlera historike.

Të rikthyer pas shumë vitesh në Shqipëri, përjetimet janë të mbushura me emocione.

“Kam dëgjuar për historinë e Skëndërbeut, që më shtyu të vij të vizitojë për herë të paeë Shqipërinë, në moshën 76 vjecare. Jam i mallëngjyer nga Historia, bukuria. Çdo gjë është shumë e bukur këtu në Krujë”, tha një nga turistët për RTSH.

Në rrugën tonë ndeshëm turistë të huaj që me interes të shtuar vizitonin tregun karakteristik të Pazarit të Krujës ndryshe i njohur edhe si Pazari i Derexhikut, që shtrihet në të dy anët e rrugës së shtruar me kalldrëm që të çon drejt kalasë.

Drejtori i muzeut Krujë, flet me optimizëm për shifrat në rritje të këtij viti, referuar treguesve në të njejtën periudhë me një vit më parë.

Në kohën kur bie fluksi i grupeve turistike, Kruja ka vizita të shumta nga nxënës shkollash apo turistë 1 ditor nga vendet fqinje.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u ndërtua në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të Arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive osmane, për tri herë rresht, në shek. XV.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori