LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina: Rinis trajtimi i ujit të pijshëm në impiantin e Shkabajt

KRU Prishtina: Rinis trajtimi i ujit të pijshëm në impiantin e Shkabajt
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar mbi gjendjen e fundit lidhur me trajtimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, impianti në Shkabaj ka rinisur trajtimin e ujit pas gati dy javë jashtë funksionit.

“Impianti i ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 litër për sekond, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40 për qind, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është (35-45 NTU)”, njofton KRU-ja.

“Për të ruajtur cilësinë e ujit jemi të detyruar të trajtojmë ujë me kapacitet të reduktuar deri në stabilizimin e situatës, e cila pritet të ndodhë gjatë kësaj jave. Kërkojmë mirëkuptim deri në rikthimin e situatës së favorshme me furnizim me ujë të pijshëm”, përfundon kompania. /Telegrafi/