LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ tash me shërbimin online për pagesën e faturave

KRU ‘Prishtina’ tash me shërbimin online për pagesën e faturave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se ka nisur ofrimin e pagesave online të faturave.

Sipas kompanisë, secili konsumatorë mund t’i shikoj të dhënat financiare të tyre.


“Ne tashmë kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës. Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Për lehtësim kuptimi dhe qasjeje, mund të gjeni videon me hapa sqarues dhe konkret për hapjen e llogarisë tuaj, të cilën e gjeni në www.kru-prishtina.com. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ‘Prishtina’. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme, numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e-banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare (si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te ne dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe automatikisht borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/