LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina njofton për intervenimet që do të bëhen në disa rrugë dhe lagje

KRU Prishtina njofton për intervenimet që do të bëhen në disa rrugë dhe lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton për intervenimet në rrjet që pritet të bëhen gjatë ditës së sotme.

Intervenimet do të kryhen nëpër disa rrugë e lagje të rajonit të Prishtinës.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit thuhet se do të intervenojnë në rrugën “Vicianum”, sheshin “Skënderbeu”, sheshi “Zahir Pajaziti”, rruga “Iljaz Shkodra”, rruga “Shaip Kamberi”, rruga “Fuad Dibra”, shkolla “Hilmi Rakovica”, lagjja Matiqan dhe fshati Uglar në Fushë Kosovë. /Telegrafi/