KRU "Prishtina" njofton për intervenime në disa zona të kryeqytetit

Foto:ilustrimi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtës do të zhvillojnë sot intervenime në disa rrugë dhe zona.
Sipas njoftimit punimet do të realizohen në këto zona: Rr. "Bedrush Çollaku", Rr. "Fuad Dibra", Rr. "Bia UÇK", Rr. "Gjorgj Balsha", Rr. "Sharri", Rr. "Goleshi", Rr. "Muhamet Maksiri", Rr. "Korabi", Rr. "Ali Sikoli", Rr. "Sami Ukshini", Rr. "Xheladin Hana", Fsh.Bardhosh.
KRU “Prishtina” ka bërë te ditur se ekipet e saj janë në terren për realizimin e punëve të mirëmbajtjes dhe sanimeve të problemeve të evidentuara në rrjet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































