LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Komuna e Prishtinës me borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (Dokument)

KRU ‘Prishtina’: Komuna e Prishtinës me borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (Dokument)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” me anë të një njoftimi tregon se borxhi ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit arrinë shumën prej mbi 50 milion euro dhe se Komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, qerdhet apo kopshtet publike dhe po ashtu edhe vetë Kuvendi Komunal.

“KRU ‘Prishtina’ apelon te të gjithë konsumatorët që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë, marrjen e shërbimeve/ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura, në të kundërtën do të shkyçen nga të gjitha shërbimet dhe lëndët e tyre do të dërgohen te Përmbaruesit Privat. Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë konsumatorët që janë pagues të rregullt ndaj shërbimeve të kompanisë. Ky apel për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përveç konsumatorit shtëpiak/amvisëri vlenë edhe për institucione/konsumatorin komercial, me theks të veqantë për Komunën e Prishtinës. Komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, qerdhet apo kopshtet publike dhe poashtu edhe vetë Kuvendi Komunal”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, përcjell Telegrafi.


Kompania paralajmëron se nëse deri ditën e premte, 22 qershor 2018, nuk fillojnë të lëvizin me pagesat e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe nëse nuk i sanojnë rrjedhjet e brendshme në ndërtesa kolektive, atëherë ne detyrohemi që t’i shkyçim në tërësi nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm. /Telegrafi/