LAJMI I FUNDIT:

KRU ”Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

KRU ”Prishtina” bën thirrje për pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim

KRU ”Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ndërkohë që ka kërkuar nga konsumatorët të kryejnë pagesat me kohë.


Kjo është komunikata e plotë:

Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin.

Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara.

Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse.

Përve s pikave të arkëtimit të KRU ”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare. /Telegrafi/