Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të rajonit të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët “Muhaxhirët”, “Aradha 142”, “Ukshin Kovaqica” dhe “Obiliqeva”, si dhe në fshatrat Shipol, Zhbarë e Kqiq dhe në lagjen “Kroi i Vitakut”.


Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punimet do të zhvillohen në lagjen “Koloni” dhe në rrugët “Ferat Dragaj”, “Mojsine Kokollari” dhe “Shtjefën Gjeçovi”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në një rast të tillë, kompania rekomandon që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij. /Telegrafi/