Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Selaniku”, “Dëshmorët e Kombit”, “Isak Ibrahimi”, “Tish Daija” dhe “Rexhep Remziu”, si dhe në fshatrat Vaganicë, Rahovë dhe Vërrnicë.


Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Adem Voca”, “Selaniku” dhe “Afrim Hajrizi”, si dhe në fshatin Broboniq.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Po ashtu, kompania ka njoftuar se pas rikthimit të furnizimit është e mundur që uji të jetë përkohësisht i turbullt, duke u rekomanduar konsumatorëve që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet. /Telegrafi/