KRU "Mitrovica" njofton për intervenim të ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë zonat e prekura


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton qytetarët se do të ketë ndërprerje me furnizim të ujit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, këto janë zonat e përfshira me intervenim në rrjetin ujësjellësit: Rr. “Ferat Dragaj ”, Rr. “Ali Zeneli”, Rr. “Shaban Polluzha”, Rr. “Isak Ibrahimi”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr.”Kalabria”, Fshati Vërrnicë, Fshati Suhodoll i Epërm.
Ndërsa me intervenim në kanalizim këto zona: Rr. “Kuvendi i Lezhës”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Kalabria”.
“KRU” Mitrovica ka bërë te ditur se ekipet e saj janë në terren për realizimin e problemeve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
"Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

































