Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar konsumatorët familjarë dhe biznesorë, borxhi i të cilëve ndaj kompanisë tejkalon shumën prej 300 eurosh, që të paraqiten për ri-programim të borxhit.

Sipas njoftimit, konsumatorët mund të paraqiten çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, për të rregulluar pagesën e borxheve të akumuluara.


KRU “Hidrodrini” ka paralajmëruar se në të kundërtën do të pasojë çkyçja e menjëhershme nga rrjeti i furnizimit me ujë, si dhe marrja e masave përkatëse ligjore.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë obligimet dhe ta përdorin ujin në mënyrë të përgjegjshme.

“Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht!”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/