LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Gjatë festave kemi intervenuar me sukses në nëntë raste të prishjeve

KRU ‘Hidrodrini’: Gjatë festave kemi intervenuar me sukses në nëntë raste të prishjeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për nëntë raste të prishjeve që kanë rezultuar me nevojë urgjente për intervenim, gjatë festave, e të cilat janë sanuar në kohë nga ana e ekipeve të kujdestarisë.

Sipas KRU “Hidrodrini”, prishjet kanë qenë kryesisht të izoluara, prej tyre, pesë në territorin e Komunës së Pejës dhe katër raste tjera më të lehta, kryesisht intervenim në puseta.


“Në të gjitha rastet, ekipet kujdestare të KRU ‘Hidrodrini’, të shtrira në komunat respektive, kanë intervenuar në kohë rekorde për të sanuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin. Gjatë kësaj periudhe festive, asnjë rast tjetër që do rrezikonte në masë furnizimin me ujë nuk është raportuar. Ju rikujtojmë se për shkak të temperaturave në rënie, jeni të lutur të ndërmerrni masat e sigurisë ndaj orëmatësve dhe sistemit të jashtëm të gypave (nëse posedoni) në pronat tuaja”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/