LAJMI I FUNDIT:

KRU “Gjakova” paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgoj tek përmbaruesi

KRU “Gjakova” paralajmëron borxhlinjtë se do t’i dërgoj tek përmbaruesi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, njofton se janë duke shpërndarë vërejtje me përmbarim ndaj konsumatorëve të cilët kanë borxhe të mbledhura mbi 100 euro, për t’i njoftuar paraprakisht mbi masat dhe procedurat që jan të detyruar t’i ndjekin konform rregulloreve në fuqi.

Sipas njoftimit, konsumatorët të cilët njoftohen paraprakisht me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim te Përmbaruesi Privat”, në afat prej 7 ditësh janë të detyruar të paraqiten në zyrat e KRU “Gjakova” me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose ri programimit të tij me këste deri 24 muaj.

“Në rast të mos përgjigjes ndaj obligimeve kundrejt borxhit të akumuluar në afat prej 7 ditësh, përkundër dëshirës sonë ne si ofrues i shërbimeve jemi të detyruar të ngrisim procedurat përmbarimore, tek Përmbaruesit Privat, ku ju si konsumator ngarkoheni me shpenzime shtesë”, thuhet në njoftim.


Sipas komunikatës e njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova”, Gjakovë, Rahovec, Prizren duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori