LAJMI I FUNDIT:

KRSKRR me apel për shoferët e Maqedonisë

KRSKRR me apel për shoferët e Maqedonisë
Foto: Ilustrim

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin  Rrugor (KRSKRR) nëpërmjet një njoftimi ju bën apel shoferëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Indikatorët për siguri në komunikacion rrugor tregojnë se gjatë periudhës së verës, gjatë pushimeve verore, në kushte të dendësisë së madhe të komunikacionit, temperatura të larta dhe atmosferë të relaksuar, rritet edhe rreziku në komunikacion”, theksojnë nga KRSKRR, njofton Telegrafi Maqedoni.


Të dhënat statistikore, potencojnë nga KRSKRR, tregojnë se gjatë periudhës së erës, dyfishohet numri i të personave të vdekur dhe të lënduar në aksidente rrugore në krahasim me muajt tjerë.

Nga KRSKRRju bëjnë apel pjesëmarrësve në komunikacion ta ulin shpejtësinë dhe të vozisin në mënyrë të përgjegjshme, të mos drejtojnë automjetin nëse kanë konsumuar alkool më herët, të mbesin të qetë dhe të sigurt në sigurt kur ka komunikacion, dhe të mos tejkalojnë në vijë të plotë apo kur ka kolonë automjete. Të fokusohen dhe të jenë të koncetruar, të mos përdorin telefon gjatë vozitjes, të mbajnë largësi mes automjeteve, të vozisin të pushuar, me udhëtime të planifikuara dhe me ndërprerje të vazhdueshme, të kontrollojnë automjetin teknikisht dhe të jenë të sigurt se automjeti i tyre është i sigurt si dhe të përdorin rripin e sigurisë dhe ulësen për fëmijë.

“Pa dallim se në cilën mënyrë merrni pjesë në komunikacion – shofer, motoçiklist, çiklist apo këmbësor, më e rëndësishmja është që të arrini në vendin e dëshiruar”, shtojnë nga KRSKRR./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori