LAJMI I FUNDIT:

KRSKRr: Motoçiklistët të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

KRSKRr: Motoçiklistët të kenë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit

“Mbani helmetën mbrojtës, kujdes me shpejtësinë, mbani distancë, përdorni të dyja frenat, dhe mbani me vete pajisjet mbrojtëse” apelojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor ndaj të gjithë motoçiklistëve, duke theksuar se ata janë grupi më i pasigurt në komunikacion.

NGA KRSKRr thonë se mesatarisht në Maqedoninë e Veriut 15 motoçiklistë humbin jetën nga aksidentet e komunikacionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


KRSKRr në fillim të sezonit për motoçiklistët, ju bën apel motoçiklistëve të jenë të vëmendshëm dhe përgjegjës në komunikacion, të kujdesen në rregullat për kufizimin e shpejtësisë, të përdorin helmeta mbrojtëse dhe të kenë pajisje mbrojtëse për siguri pasive.

“Pjesëmarrësit tjerë të komunikacionit të jenë të vëmendshëm ndaj motoçiklistëve dhe t’i respektojnë si të barabartë pjesëmarrësit në komunikacion”, thonë nga KRSKRr./Telegrafi/