LAJMI I FUNDIT:

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, 11 kandidatë në garë

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, 11 kandidatë në garë
(Foto: Radio Satajevo/Twitter)

Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet presidenciale në Kroaci.

Në garë gjenden 11 kandidatë, tre prej të cilëve janë pretendentë kryesorë për të fituar. Saktësisht presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitarovic e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviq i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.


Të tre kandidatët parashikohet të fitojnë diku me rreth 23 dhe 25 përqind të votave. /Telegrafi/