LAJMI I FUNDIT:

Kroacia e dënoi me 6 vjet burgim, shoferi i autobusit të aksidentuar nuk do të mund ta vuajë dënimin në Kosovë

Kroacia e dënoi me 6 vjet burgim, shoferi i autobusit të aksidentuar nuk do të mund ta vuajë dënimin në Kosovë

Ndonëse familjarët e viktimave kundërshtuan dënimin prej 6 vitesh burg për shoferin e autobusit nga Kosova, që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ku humbën jetën 10 udhëtarë, kjo nuk do të ndikojë në vendimin gjykatës. Për më tepër shoferi i dënuar do ta vuajë dënimin në burgjet e shtetit kroat.

53-vjeçari nga Kosova u dënua me gjashtë vjet burgim nga Gjykata Komunale në Sllavonski Brod të Kroacisë.

Sipas avokatit Arianit Koci deklaratat e familjarëve nuk kanë ndikim në lartësinë e dënimit.

“Deklaratat e familjarëve nuk kanë ndikimin fare në lartësinë e dënimit. Madje, nëse informata që e lexova është e saktë, i dënuari në shkallë të parë, nuk do ta apelojë aktgjykimin. Prandaj, nëse edhe prokuroria nuk e apelon këtë vendim, do të mbetet dënimi i shqiptuar”, u shpreh Koci në një prononcim për Telegrafin.

Koci tha se vendimi është marrë në mënyrë optimale, duke qenë se i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

“Vendimi është marrë në kohë optimale, duke e pasur parasysh faktin, se  sipas informatave ne media i akuzuari e paska pranuar fajësinë. Për më tepër, gjykatat ne Kroaci, si shtet i cili është në BE, janë më efikase në trajtimin e rasteve gjyqësore”, u shpreh Koci.

Kroacia e dënoi shoferin e autobusit të aksidentuar me 6 vjet burgim, familjarët e viktimave kundër dënimit
Lexo po ashtu Kroacia e dënoi shoferin e autobusit të aksidentuar me 6 vjet burgim, familjarët e viktimave kundër dënimit

Shoferi dënimin do ta vuaj në shtetin kroat, të paktën për aq kohë sa Kosova e Kroacia nuk kanë marrëveshje për transferimin e të dënuarve.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë për Telegrafin se aktualisht dy shtetet nuk kanë marrëveshje për transferim të të dënuarve.

“Rasti në fjalë ka të bëjë me institutin juridik të transferimit të personave të dënuar nga shtetet tjera në Republikën e Kosovës. Ju njoftojmë se aktualisht, në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, nuk ka marrëveshje për transferimin e personave të dënuar”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Telegrafin.

25 korriku i vitit të kaluar ishte shumë i rëndë për Kosovën.

Në aksidentin që rezultoi fatal për 10 udhëtarë të linjës Frankfurt-Prishtinë tashmë institucionet e drejtësisë në Kroaci kanë dhënë vendimin.

Shoferi i autobusin tashmë e ka pranuar fajësinë dhe i njëjti nga drejtësia kroate është dënuar me 6 vite burgim.

Mediat kroate thonë se ai nuk do ta apelojë këtë vendim.

Sabri Rrustemi gjatë këtij aksidenti ka humbur vëllain, por ai nuk është i pajtimit që të dënohet shoferi i autobusit.

“Unë jam absolutisht kundër dënimit të shoferit. Ma merr mendja që asnjë njeri në botë nuk do kishte dashur të ndodh ajo që ka ndodhur. Ai nuk e ka bërë atë vepër me qëllim”, shprehet Rrustemi.

Sipas tij as gruaja e fëmijët e të ndjerit që ishin në autobusin e aksidentuar nuk e konsiderojnë fajtorë shoferin për rastin tragjik.

Në aksidentin e rëndë të ndodhur në Kroaci, pos 10 viktimave edhe rreth 45 të tjerë kishin mbetur të lënduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori