LAJMI I FUNDIT:

Krizë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Mitsotakis nuk fton Ramën por Begajn në takimin me liderët e rajonit, Presidenti refuzon ftesën

Krizë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Mitsotakis nuk fton Ramën por Begajn në takimin me liderët e rajonit, Presidenti refuzon ftesën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka refuzuar ftesën e Kreminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis, për një darkë informale që do të zhvillojë në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Begaj ka refuzuar të marrë pjesë në takim për shkak të axhendës së përcaktuar më herët, sipas një përgjigje për mediat nga presidenca.


“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, iu përgjigj presidenca interesit të Report Tv.

Protesta në Himarë për Belerin, reagon Rama: Bindjuni ligjit
Lexo po ashtu Protesta në Himarë për Belerin, reagon Rama: Bindjuni ligjit

Ajo çka bie në sy është se Mitsotakis nuk e ka ftuar Kryeministrit Edi Rama në këtë takim ka janë ftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq. Kjo mund të lidhet edhe me  refuzimin e ftesës nga Begaj.

Kjo lëvizje e Kyreministrit grek vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve duket se kanë hyrë në krizë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, pjesë e minoritet grek, i cili ndodhe në paraburgim prej disa muajsh i akuzuar për blerje votash.

Pak ditë më parë, Rama reagoi pas protestës të organizuar në mbështetje të kryetarit të Belerit. Rama ka bërë thirrje për të respektuar ligjin duke shtuar se ai nuk ka dëgjuar një rast tjetër të ngjashëm, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti.

Ndërkohë, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së e të rajonit për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten

Madje ftesës së Kyriakos Mitsotakis i janë përgjigjur pozitivisht presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilët do të marrin pjesë në darkë.

Serbia dhe Mali i Zi do të përfaqësohen përkatësisht nga presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatov. Maqedonia e Veriut dhe Kosova, nga kryeministrat Dimitar Kovacevski dhe Albin Kurti.

Bosnja dhe Hercegovina do të përfaqësohet nga Presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Boriana Christo.

Sipas informacioneve të mediave greke, Shqipëria e ftuar në nivel Presidencial nuk do të përfaqësohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori