LAJMI I FUNDIT:

Krizat politike në Shqipëri, ambasadori britanik: S’duam t’i shohim partitë sërish në rrugë

Krizat politike në Shqipëri, ambasadori britanik: S’duam t’i shohim partitë sërish në rrugë

“Krerët e partive duhet të gjejnë marrëveshje vetë se si të përparojnë me demokracinë parlamentare. Nuk mund ta thotë Mbretëria e Bashkuar se ç’mënyrë duhet të zgjedhë çdo parti politike. Ne i nxisim që të respektojnë parimet e demokracisë dhe të përqendrohen te demokracia parlamentare”.

Kështu u shpreh ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, në A2 CNN teksa u pyet për krizat politike në Shqipëri.


Ai theksoi se është me rëndësi të përqendrohemi te proceset politike dhe të shmanget dhuna e konflikti.

“Shpresojmë të mos kemi një krizë serioze politike në të ardhmen, sepse një nga gjërat më të mira që u arrit ka qenë rikthimi i parlamentit me të gjitha partitë brenda parlamentit, që kanë punuar për demokraci efektive parlamentare. S’është e lehtë të kesh demokraci parlamentare. Duhet kohë dhe përpjekje. Duhet kohë që njerëzit të gjejnë kompromiset e nevojshme për të rënë dakord se si të kalojnë ligjet e nevojshme. Kemi çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e reformës zgjedhore. Se si mund të përparohet me të tjera ligje. Duhet ta nxitim demokracinë parlamentare si parimin kryesor të zhvillimit. S’duam t’i shohim partitë sërish në rrugë duke përdorur mënyra jashtëparlamentare për të përparuar me qëllimet politike.

Mendojmë se është me rëndësi të përqendrohemi te proceset politike dhe të shmanget dhuna e konflikti, si dhe të gjenden zgjidhjet e mundshme me dialog. Është thelbësore, shumë me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë. Po të përparojë demokracia parlamentare, Shqipëria ka të ardhme të shkëlqyer. Një nga gjërat që do të bëjmë, veç të tjerave që kemi bërë dhe që do të vazhdojmë, është mbështetja e zgjedhjeve dhe aspekteve të demokratizimit, duke mbështetur parlamentin dhe demokracinë parlamentare. Mendojmë se është e rëndësishme, diçka që tani i ka mundësitë për t’u riafirmuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori