LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike në Maqedoni ”dogji” disa diplomatë të deleguar në Maqedoni (Foto/Dokument)

Kriza politike në Maqedoni ”dogji” disa diplomatë të deleguar në Maqedoni (Foto/Dokument)

Dje u arrit marrëveshja mes katë partive politike në Maqedoni me të cilën i hapet rruga zgjidhjes politike në vend. Ajo çka bie në sy është fokusimi i diplomatëve Evropian për të zgjidhur krizën politike në Maqedoni dhe mos suksesi i tyre për të bindur partitë OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH. Marrëveshja më në fund u arrit dje, nën inspektimin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni ju sjell listën e diplomatëve që nuk u dëgjuan si duhet në Maqedoni


Peter Vanhoutte, i dërguar i BE-së për të lehtësuar bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos. Ai që ironizoi deri në skaj me ”macat” e tij të famshme me cicërima në Twitter, me të cilat ai jepte qëndrimet e tija për krizën politike në Maqedoni. Më në fund nga OBRM-PDUKM i thanë se nuk e vlerësojnë si përfaqësues të BE-së por si turist i thjeshtë dhe e sugjeruan që të vizitojë muzeun e OBRM-së në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni

Peter Vanhoutte e re

Johannes Hahn, Komesionari për zgjerim dhe politikë fqinjësore. I njejti nuk pati sukses që të bind palët për konsesus. Ai në Maqedoni u akuzua për pronësi të lojërave të fatit-kazino, dhe afërsi me pushtetin e OBRM-PDUKM.

Johannes Hahn në biznesin e kazinove në Maqedoni?
Lexo po ashtu Johannes Hahn në biznesin e kazinove në Maqedoni?

hahn1

Johannes Haindl, i deleguari i posaçëm nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Haindl kur erdhi në Maqedoni u prezentua si ‘i forti i Gjermanisë’. Edhe Haindl nuk pati sukses. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski e injoroi atë në ardhjen e tij të fundit. Haindl u taku me delegacionin nga OBRM-PDUKM se Gruevski ishte në dasëm në Sicili të Italisë, transmeton Telegrafi Maqedoni

‘Gruevski me familjen bën pushime në Sicili, destinacioni i tij i ardhshëm është Sofje’
Lexo po ashtu ‘Gruevski me familjen bën pushime në Sicili, destinacioni i tij i ardhshëm është Sofje’

Botschafter der Bundesrepublik Deutschland, Johannes Konrad Haindl

Federica Mogherini, zyrtare e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe nënkryetare e Komisionit Evropian në Komisionin Evropian. Erdhi por nuk pati sukses, njejtë si kolegët e saj, të deleguarit e Bashkimit Evropian në Maqedoni. Pati takime kokë më kokë me të gjithë partitë parlamentare por edhe me funksionarë shtetëror, por qëndrimi i saj nuk bindi partitë politike OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH.

Federica Mogherini - foto ridvan slivova 03

Eduard Kukan, Ivo Vajgl, Richard Howitt
Tre euro-ambasadorët që erdhën në Maqedoni por nuk patën sukses gjithashtu, përshkak ”butësisë” së tyre përballë qëndrimeve të forta të partive politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni

howitt-vajgl-dhe-kukan-sonte-n-euml-shkup-p-euml-r-ta-bindur-gruevskin_hd.jpg

Aivo Orav, ambasador i BE-së në Maqedoni dhe përfaqësues i Komisionit Evropian i cili ka ndjekur bisedimet prej fillimit. Në fund të bisedimeve, ai mungoi në tre mbledhjet e fundit të cilat ishin vendimtare për t’u gjetur marrëveshja. Orav tani do të jetë i deleguari i BE-së në Mal të Zi.

Bisedimet nga Përzhino zhvendosen në ambasadën e SHBA-ve, mungon Orav
Lexo po ashtu Bisedimet nga Përzhino zhvendosen në ambasadën e SHBA-ve, mungon Orav

Aivo Orav

Jess Baily, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni. Do të mbahet mend për ndryshimin e dy datave për zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara në Maqedoni: 24 Prill dhe 5 Qershor. Ai gjithashtu do të mbahet mend edhe për insistimin e djeshëm që të ketë takim, edhe pse partitë paralajmëruar shtyerje, transmeton Telegrafi Maqedoni

bejli_orav

Sot, pas disa muajve bisedime, partitë kanë marrëveshje që duhet t’a përditësojnë në javët në vazhdim./Telegrafi/

Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)
Lexo po ashtu Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)

1

2

3