Sipas Institutit të Statistikave në tremujorin e tretë të vitit paga mesatare e një të punësuari arriti në 61 613 lekë.
Në raport me një tremujor më parë rritja ishte modeste me vetëm 947 lekë, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë paga mesatare u rrit me 5 178 lekë.
Statistikat tregojnë për një rritje të ndjeshme të pagave për sektorët më pak të paguar në vend, si bujqësia, industria, ndërtimi, tregtia e shërbimet.
Paga për këto degë të ekonomisë ka qenë me gati 5 mijë lekë më e lartë se kundrejt një viti më parë, megjithatë sërish këto aktivitete vijojnë te mbetet më pak të paguarat në vend, shumë poshtë pagës mesatare në rang vendi.
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, rritja ka qenë e papërfillshme. Kjo është edhe një nga arsyet që këto sektorë së fundmi veçanërisht po vuajnë edhe gjetjen e fuqisë punëtore, për shkak edhe të emigracionit të lartë.
Ndërkohë më të mirë paguarit vijojnë të jenë të punësuarit në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku paga e tyre mesatare është gati dyfish më e lartë se ajo mesatare në rang vendi. Një i punësuar në këtë sektor ka një pagë mesatare prej 119.1 mijë lekë, duke u rritur me gati 10.5 mijë lekë kundrejt një viti më parë. Megjithatë në raport me një tremujor më parë paga e tyre është ulur ndjeshëm.
I njëjti trend këtë tremujor ka ndodhur edhe me pagën mesatare të atyre që punojnë në aktivitetet e informacionit dhe telekomunikacionit që renditen të dytët më të paguar me një pagë mesatare rreth 94 mijë lekë. 8.7 mijë lekë është rritja e pagës mesatare për ta kundrejt një viti më parë. Të tretët më të paguar janë të punësuarit në administratën publike dhe fushën e mbrojtjes me një pagë mesatare prej 71.6 mijë lekë.
Ndërkohë, sipas INSAT sa i takon pagës mesatare për të punësuarit në grup-profesionet e menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë dhe drejtorëve ekzekutivë paga e tyre është gati 63% më e lartë se mesatarja në nivel kombëtar. Për profesionet elementare ndërkaq, paga mesatare e tyre është 36% më e ulët se ajo në rang kombëtar, raporton tch.
https://www.youtube.com/watch?v=kQF1Eq65S0g&feature=emb_logo
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Spasovski: Maqedonia e Veriut ka konfiskuar një numër rekord të lëndëve narkotike

Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për të gjithë lidhur me zhvillimet e fundit

Raci: Vështirë të besohet se Kurti që po lufton krimin në veri të gjendet në listë me Dodikun e Radojçiqin

Tri kërkesat e ndërkombëtarëve, analistët: Taktikat e Kurtit për tërheqje nga qëndrimet e tij në momentet e fundit nuk janë të suksesshme

Taravari: Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore në Maqedoni njëjtë si shtetasit e RMV-së

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Escobar kërkon sërish themelimin e Asociacionit, thotë se palët duhet t'i kthehen normalizimit të marrëdhënieve

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Situata në PD e paqartë, japin dorëheqjen nga kryesia deputetët Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden