LAJMI I FUNDIT:

Kriza me lirën turke kthehet në çështje politike, ngritën disa padi ndaj gazetarëve dhe ekonomistëve për shkak të komenteve në Twitter

Kriza me lirën turke kthehet në çështje politike, ngritën disa padi ndaj gazetarëve dhe ekonomistëve për shkak të komenteve në Twitter

Kriza me valutën turke është kthyer në çështje politike, pasi ministri i Ekonomisë, Nureddin Nebati u ka bërë thirrje qytetarëve që të padisin ekonomistët që komentojnë në rrjetet sociale për rënien e lirës.

Nebati i ka bërë këto komente pasi Rregullatori Bankar ka dorëzuar kallëzim penal ndaj më shumë se 20 personave, përfshirë një ish-guvernator të Bankës Qendrore, për shkak të postimeve të tyre në Twitter.


Lira ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj prej fillimit të nëntorit e deri kur presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditura masat e reja për mbështetje të lirës.

Analistët kanë thënë se fajtore për këtë situatë janë politikat e Erdoganit për luftim të inflacionit përmes zvogëlimit të normave të interesit – kur në fakt ai do të duhej të vepronte krejtësisht ndryshe.

Turqit të kujdesshëm përballë luhatjes së lirës, presidenti Erdogan prezanton masa të reja
Lexo po ashtu Turqit të kujdesshëm përballë luhatjes së lirës, presidenti Erdogan prezanton masa të reja

Në kallëzimin penal janë shënjestruar gazetarë dhe ekonomistë, të cilët kanë sugjeruar se rënia e lirës do të vazhdojë derisa të ndryshojnë politikat e Erdoganit.

Ministri Nebati ka akuzuar komentuesit për “luftë psikologjike”, duke iu bërë thirrje turqve që të blejnë ar dhe dollarë, në mënyrë që të ruajnë kursimet e tyre nga rënia e lirës.

“Dërgoni kallëzime penale ndaj secilit që ju keqinformon”, u ka bërë thirrje njerëzve Nebati.

Në mesin e personave të përfshirë në kallëzim penale është edhe ish-guvernatori Durmus Yilmaz – tani deputet i partisë opozitare Iyi Parti – dhe ekonomisti, Guldem Atabay. /REL/