LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike në Shqipëri, zëvendëskryeministrja bën thirrje për kursim

Kriza energjetike në Shqipëri, zëvendëskryeministrja bën thirrje për kursim

Zëvendëskryeministrja shqiptare dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha sot se në muajin nëntor, në rang vendi, është kursyer vetëm 2 për qind energji, shifër që pamundëson vijimin e mos aplikimit të çmimit të rritur të energjisë për konsumin mbi 800 kilovatorë në muaj.

“Pavarësisht se është vendosur nga enti rregullator një fashë e cila mund të futej në funksion kur të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot”, tha Balluku në një komunikim për mediat.


“E gjitha kjo sepse situata është përmirësuar herë pas here. Megjithatë, duhet thënë se kursimi në muajt e parë ka qenë i konsiderueshëm. Në tetor e kemi mbyllur me 7 për qind kursim në rang vendi, ndërsa në nëntor me 2 për qind kursim në rang vendi. 2 për qind është kursim i vogël që nuk na ndihmon që të vazhdojmë të mbajmë të njëjtën situatë energjetike dhe të ndihmojë çdo qytetar”, tha Balluku.

“Sot, konsumi ditor 17,800 megavatorë. Kemi përpara nesh dy javë, të festave, ku sipas historikut konsumi do të rritet ndjeshëm, nga 22-26 mijë megavatorë në ditë”, tha Ballaku.

“Bëj thirrje që të gjithë së bashku t’i kthehemi praktikës së mirë të shtatorit duke pasur si prioritet kursimin e energjisë. Presim prurje të reja në kaskadën e Drinit, por megjithatë kursimi është çelësi i suksesit tonë. Gjatë muajit janar dhe shkurt do të fusim në punë dy anijet e prodhimit të energjisë elektrike që ndodhen në Triport (Vlorë)”, shtoi ajo.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar mos rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Por në rast se çmimet do të vazhdojnë të jenë të rritur edhe vitin e ardhshëm, FMN këshillon nisjen e rritjes graduale të tarifave, duke mbrojtur vetëm ata më në nevojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori