LAJMI I FUNDIT:

Kriza ekonomike nuk e ka anashkaluar as Vatikanin: Kardinalët kanë filluar të paguajnë qiranë

Kriza ekonomike nuk e ka anashkaluar as Vatikanin: Kardinalët kanë filluar të paguajnë qiranë

Kardinalët katolikë nuk do të gëzojnë më qëndrim falas në pronat e Vatikanit në mbarë botën, ka njoftuar Papa Françesku.

Kreu i Kishës Katolike tha këtë javë se klima aktuale ekonomike kërkon sakrifica, dhe njoftoi se zbritjet e qirave për zyrtarët e lartë të Vatikanit gjithashtu do të hiqen, transmeton Telegrafi.


Vendimi i ri është një përpjekje për të “përballuar detyrimet në rritje” të Kishës Katolike, “në një kontekst veçanërisht të vështirë ekonomik”, sipas njoftimit të Papës në kanalin zyrtar të lajmeve të Vatikanit.

Papa u bëri thirrje “të gjithëve të marrin pjesë në sakrificën e jashtëzakonshme që kërkohet për të ndarë më shumë burime për misionin e Selisë së Shenjtë, duke përfshirë rritjen e të ardhurave nga administrimi i pasurive të paluajtshme që zotërojnë”.

Qiratë ekzistuese do të respektohen, por kur të skadojnë, institucionet e kishës që zotërojnë pronat do të duhet t’i trajtojnë qiramarrësit si çdo person tjetër që nuk është i lidhur me Vatikanin, dhe t’u paguajnë qiranë e plotë me tarifat e tregut.

Vatikani nuk tha se kur do të hyn në fuqi direktiva, por tha se vendimi u mor pas një takimi që Papa pati me kreun e departamentit ekonomik të Vatikanit, Maximo Cabeira. Vatikani zotëron ndërtesa në të gjithë botën, në Romë dhe Paris, Londër dhe Gjenevë.

Që kur u emërua Papë në vitin 2013, Françesku ka kërkuar të riorganizojë menaxhimin financiar të Selisë së Shenjtë dhe të përmirësojë transparencën në Vatikan. Në vitin 2021, ai uli pagat e kardinalëve dhe zyrtarëve të lartë për të përballuar dëmin e shkaktuar në llogaritë e kishës nga epidemia e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori