Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë shqetësimi vazhdon, sepse nuk dihet nëse marrja nën kontroll nga USB e bankës Credit Suisse, e ka zgjidhur vërtet krizën bankare.
Vetë dimensioni i së vetmes bankë të madhe zvicerane, bankës së “re USB”, jep arsye për t’u shqetësuar.
“Një zombi u zhduk, por u krijua mostra tjetër”, komentonte në fillim të javës gazeta Neue Zürcher Zeitung shkrirjen e detyrueshme të bankës Credite Suisse me konkurrenten shumëvjeçare.
“Rreziku u mënjanua hë për hë, sepse kandidati në gjendje të dobët u largua nga tregu dhe mbështetet tani shumë nga një bankë gati dyfishi i asaj që u vendos nën kontroll”, thotë Martin Lück, kryestrateg gjerman në administruesin më të madh të pasurive të botës Blackrock.
Përveç kësaj nga ky hap janë siguruar garanci shtesë.
“Nëpërmjet këtij hapi është krijuar natyrisht një monolit, një bankë shumë më e madhe, që është me të vërtetë një bankë aq e madhe saqë nuk mund të rrëzohet dhe bankë shumë e rëndësishme për sistemin”, shton ai.
Banka e re do arrijë të ketë me gati 1.58 miliard eurot, dyfishin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Zvicrës. Banka është tashmë aktive në të gjithë botën, si për menaxhimin e pasurive ashtu edhe si bankë investimesh. Një arsye kjo, pse bankat e mëdha kombëtare shprehën javën e kaluar gatishmërinë për të zgjeruar mundësitë e bankave të biznesit, që të marrin dollarë hua me afat të shkurtër. Në këtë mënyrë do të mënjanohet rreziku i mungesës së likuiditetit në sistemin botëror financiar.
Shkurtimet e mëdha të pashmangshme
Me marrjen nën kontroll të bankës, drejtuesit e deritanishëm të USB ndodhen para detyrave herkuliane. Sepse, Këshilli Administrativ drejtohet nga bankieri me përvojë në fushën e investimeve, Colm Kelleher, i cili ka punuar 30 vjet me radhë në bankën amerikane të investimeve Morgan Stanley, të cilën e nxori nga kriza financiare nga 2007 në 2009, duke qenë shef i financave të saj. Drejtimi operativ është marrë që nga viti 2020 nga holandezi Ralph Hamers, që ka qenë më parë drejtor i bankës së madhe ING. Atij i duhet tani të vendosë rregull.
Deri një e pesta e 50 mijë punëtorëve të Credit Suisse mund të humbasin punën nga falimentimi i bankës së tyre.
“Në modelet e biznesit ka mbivendosje të mëdha. Në këto sektorë do të ketë shkurtime të mëdha për ta bërë bankën e re të jetë profitabile”, thotë Lück dhe përmend sektorët e administrimit të pasurive dhe bankave të investimeve.
Deri sa morri drejtimin e USB në shtator 2020, Hamers ka punuar gati 30 vjet për koncernin hollandez financiar ING. Mbas krizës financiare ai ristrukturoi bankën në krye të së cilës ndodhej që prej 2013, dhe e ktheu atë në një bankë digjitale moderne. Reputacioni i tij ka rënë për shkak të një skandali larje parash, të cilën banka e mbylli pesë vite më parë duke paguar një kompensim prej 775 milionë eurosh. Megjithatë një proces hetimor kundër tij është ende i hapur dhe kërkon të nxjerrë pse nën drejtimin e Hamersit, ING nuk arriti të luftonte larjen e parave.
Kontrollori zviceran i bankave FINMA ndodhet para një detyre edhe më të madhe. Zëra të veçantë kritikë u dëgjuan për shkak të mungesës së kontrollit të bankës Credit Suisse, për të cilën dihej prej muajsh se ndodhej në vështirësi. A duhej ta kishte vëzhguar bankën më herët dhe sidomos a duhej të kishte vepruar? Kjo është një nga pyetjet që dëgjohet në treg.
Çfarë është duke bërë Rezerva Federale?
Interesante është të shihet se cilat banka përfitojnë tani nga shkrirja e bankave në Zvicrës. Sepse faktikisht Credit Suisse dhe UBS janë rivalë të fortë. Shumë klientë të njërës bankë kanë marrë me vetëdije vendim për atë bankë dhe jo për bankën tjetër. Kurse të tjerët kanë pasur lidhje biznesi me të dy institucionet, sepse kanë dashur të jenë diversifikues. Këta klientë mund të shkojnë tani me llogaritë e tyre bankare tek banka të tjera më të vogla ose tek administruesit e pasurive në Zvicër apo në pjesë të tjera të Evropës.
Në afat të shkurtët bursistët mezi presin të shohin si do të reagojë ndaj turbulencave të tregut financiar Rezerva Federale. A do të vazhdojë ajo të qëndrojë në kursin e ashpër të luftimit të inflacionit? Kjo do jetë sërish zgjatje dore për të marrë bonbone nga kutia e bonboneve, shkruan ekspertja e valutave të bankës Commerzbank, Antje Praefcke.
“Me sa më kujtohet mua, përqindjet e interesit të FED nuk kanë qenë kurrë kaq të shtrira kundrejt njëra-tjetrës, nga 0 në 25 deri 50 pikë”, përfundoi ajo.
Kjo është e vetëkuptueshme, sepse në fund të fundit problemet e sektorit bankar e kanë pasur pikënisjen në SHBA. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Romanca në detin Adriatik me oferta ekskluzive për Shën Valentin nga Grand Blue Fafa
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri