LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi familjen mbretërore tajlandeze, dënohet me 43 vjet burg

Kritikoi familjen mbretërore tajlandeze, dënohet me 43 vjet burg

Një gjykatë tajlandeze dënoi sot Anchan Prelert, me 43 vjet burg pasi kritikoi familjen mbretërore përmes rrjeteve sociale, tha avokati i saj.

Ky është dënimi më i gjatë me burg për fyerjen e monarkisë së shtetit të Tajlandës, raporton reuters.


Dënimi i saj erdhi pasi protestuesit e rinj kritikuan haptazi monarkinë përmes protestave, duke rrezikuar dënimin për shkak të ligjit të rreptë, i cili ndalon fyerjen e familjes mbretërore dhe që parashikon një dënim deri në 15 vjet për çdo shkelje të ligjit.

Anchan Prelert pranoi se ajo ishte fajtore për shkelje të 29 ligjeve, pasi bëri komente dhe publikoi video kundër familjes mbretërore në YouTube dhe Facebook në periudhën midis viteve 2014 dhe 2015.

Ajo u dënua së pari me 87 vjet burg, por pasi e pranoi fajin, gjykata ia përgjysmoi dënimin, shtoi avokati i saj. /Telegrafi/