LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet roli i presidentit Thaçi në procesin e dialogut

Kritikohet roli i presidentit Thaçi në procesin e dialogut

Se dialogu Kosovë-Serbi është një proces i rëndësishëm për vendin janë pajtuar të gjithë panelistët nga pozita dhe opozita në një diskutim me temën “Dialogu Kosovë Serbi- Vit i ri, Sfidë e Vjetër’ ,të organizuar nga grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Megjithatë, derisa pozita dhe PSD-në e shohin ligjin për dialogun si arritje, Vetëvendosje nuk mendon njëjtë.


Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka bërë thirrje që pozitë e opozitë të bëhen bashkë për të mbrojtur atë që është arritur deri më tani për Kosovën.

“Po bëhet fjalë për një proces qe në fund duhet të prodhoje një marrëveshje. Ne jemi në një fazë defansive, duhet të prodhojmë një marrëveshje që mund të shitet në Serbi. Ne jemi një situatë që duhet të mbrojmë atë që kemi arritur më 17 shkurt, por jo kështu si kemi bërë deri tani, që t’i bie secili daulles”, tha Sherifi.

Tha se opozita insiston që një herë të ketë zgjedhje e pastaj dialog, ndërsa pozita të kundërtën.

“Është koha që tani të pranohet kjo sfidë. Duhet të bëhet një përpjekje e përbashkët që të mos e humbim sfidën pa e filluar fare, sepse nuk e kemi luksin. I ftoi kolegët nga opozita të bëhen pjesë e procesit, sepse në këtë formë mund të mbrojmë atë që kemi arritur deri më tani. Qëndrimi jonë është që 17 shkurti është i pa kontestueshëm”, tha Sherifi.

Ndërsa Visar Ymeri nga PSD, tha se ligji për dialogun ka ardhur si nevojë e siç tha ai gabimeve që janë bërë si dhe mos transparencës deri më tani në këtë proces.

“Ishim në një situatë të mos pajtueshmërisë nga partitë politike, se si po zhvillohet dialogu. Duke parë se presidenti e udhëhiqte të gjithë dialogun. Nganjëherë e quante demarkim, korrigjim kufijsh. Ne me këtë si PSD e kemi parë të nevojshme që Kuvendi i Kosovës ta udhëheqë këtë dialog. Ligji vetëm sa ka kaluar në lexim të parë. Me këtë vendimmarrje i është kthyer kuvendit, është kthyer edhe transparenca, kur ishte presidenti nuk ka pasur as transparencë e as llogaridhënie”, tha Ymeri.

Sipas tij deri tash dialogu ka qenë pazar, ndërsa tani duhet të përfundojë me njohje të Kosovës.

E Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se dialogu është proces i rëndësishëm për Kosovën, por që sipas tij që nga qershori i vitit të kaluar, presidenti i Kosovës i ka dhënë kahje tjetër dialogut.

“Presidenti Thaçi është duke bërë çmos që të gjejë përkrahës për ndarjen e Kosovës. Në momentin e parë që e ka marrë qeveria Haradinaj, ishte një kompromis që Thaçi të merret me dialog. Kryeministri Haradinaj që nga fillimi është përkujdesur që të mos ia cenojë rrugën e rrezikshme Thaçit. Gabim i madh është ekipi shtetëror presidentin ka bërë që të hap këto tema, pa qenë i cenueshëm. Mogherini është në projektin e z. Thaçi”, tha ai./

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori