LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet komisioni për verifikimin e statusit të personave të dhunuar në luftë

Kritikohet komisioni për verifikimin e statusit të personave të dhunuar në luftë

Deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut kanë kritikuar punën e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ku sipas tyre, ky komision nuk është duke e kryer punën siç duhet.

Trajtimi i një rasti për muaj të tërë ka qenë ankesa kryesore, ku sipas deputetëve një rast mund të trajtohet brenda një muaji. E sipas tyre, nëse një rast trajtohet për 8 ose 9 muaj, kjo tregon se ky komision nuk është serioz në punën e tij.


Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se puna e këtij komisioni nuk është serioze, pasi sipas saj ka shumë vonesa.

“Unë mendoj që nuk janë seriozë, fare nuk janë seriozë. Trajtimet e rasteve që i kemi 300 e diçka raste, derisa rastet të tjera që dikush e merr guximin për t’u drejtuar edhe te ne dhe nuk i trajtojnë, në rastin e fundit u ankuan pak për kushtet, kurse ende nuk na kanë kthyer kurrgjë me shkrim. Pra, është papërgjegjësi totale e komisionit, ata duhet të jenë shumë të përgjegjshëm për detyrat që i kanë marrë ose të deklarohen që nuk janë për ato detyra. Kam raste që 9 muaj që ka pësuar trauma gjatë asaj kohe, e merr guximin të më drejtohet mua apo dikujt tjetër dhe unë e shpreh shqetësimin me ta dhe ende nuk trajtohet që 9 muaj. Kjo është papërgjegjësi totale”, tha Haxhiu.

Ajo tha se një rast nuk mund të presë më shumë se 1 muaj për shqyrtim dhe sipas saj nëse nuk kanë kapacitete për trajtimin e rasteve duhet të dërgojnë shkresë në komision.

Sipas saj, duhet të trajtohen me urgjencë rastet që janë duke pritur me muaj të tërë, pasi vonesat mund të ndikojnë që viktimat të mos aplikojnë.

Deputetja Haxhiu ka thënë se nëse komisioni nuk mund ta kryejë punën siç duhet, atëherë anëtarët e tij duhet të zëvendësohen me dikë tjetër, pasi sipas saj është e papranueshme që rastet të presin me muaj.

“Ky komision ose le ta kryen punën siç duhet ose le të përshëndeten”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja Mexhide Mjaku, ka thënë se ka raste që kanë aplikuar në muajin mars të vitit të kaluar dhe ende nuk janë shqyrtuar kërkesat e tyre.

“Nga marsi ka aplikues dhe nuk janë shqyrtuar kërkesat e tyre. Kam shtruar pyetje parlamentare në kuadër të seancës dhe ministri mu ka përgjigjur se puna është duke shkuar mirë. Ne e dimë që pas orës 4 ata fillojnë dhe i shqyrtojnë kërkesat e tyre, por ndonjëherë edhe brenda orarit të punës, por ndonjëherë gjatë vikendeve. Ata me shkrim nuk na kanë sjell neve për të gjitha ato kërkesa apo probleme që i kanë, a duhet shkuar ne me i pa ku janë duke punuar, a me prit ndonjë shkresë që po na e sjellin. Brenda tri ditëve të punës me u mbledh me i shqyrtua shumë shpejt lëndët”, tha Mjeku.

Përgjatë një viti të punës së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit për personat e dhunuar gjatë luftës janë dorëzuar rreth 900 kërkesa për njohjen e statusit, nga të cilat rreth 200 personave iu është njohur statusi “viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës”, ndërsa rreth 100 kërkesa janë refuzuar./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori