LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet Kate Middleton pse nuk veshi fustan të zi në BAFTA

Kritikohet Kate Middleton pse nuk veshi fustan të zi në BAFTA
(Foto: Getty Images)

Kate Middleton është vënë në shënjestër të kritikave pas vendimit të saj për të shkelur kodin e veshjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA.

Pjesëmarrëset në këtë eveniment kishin vendosur të visheshin me të zeza për të mbështetur fushatat kundër abuzimit seksual në Hollywood, ” Time’s Up” dhe “MeToo”.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, dukesha e Cambridge, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, nuk i është përmbajtur këtij rregulli.


Middleton shkel kodin e veshjes në BAFTA, pasi nuk lejohet të mbajë qëndrime mbi çështje të caktuara
Lexo po ashtu Middleton shkel kodin e veshjes në BAFTA, pasi nuk lejohet të mbajë qëndrime mbi çështje të caktuara

Kjo për faktin se si anëtare e familjes mbretërore, nga Middleton kërkohet që të mos mbajë qëndrime politike në lidhje me çështjet e caktuara.

36-vjeçarja ishte ndër personazhet që kanë tërhequr vëmendje gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Royal Albert Hall, ndërsa kishte veshur një fustan të gjelbër të errët të dizajnuar nga Jenny Packham.

(Foto: Getty Images)

“Asnjëherë nuk do ta kisha gjykuar përzgjedhjen e dikujt. Dukej shumë bukur dhe jam shumë e kënaqur që është sërish shtatzënë. Mendoj se është një femër e mrekullueshme dhe mund të veshë çfarë të dëshirojë”, ka thënë Allison Janney, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Të veshura në të zezë - dukja e bukurosheve në BAFTA
Lexo po ashtu Të veshura në të zezë - dukja e bukurosheve në BAFTA

Mirëpo, duke qenë se Kate i ka shkelur rregullat e familjes mbretërore në të kaluarën, ajo është kritikuar pse nuk e ka bërë të njëjtën gjë edhe këtë herë.

(Foto: Getty Images)

“Jam zhgënjyer pse nuk ka veshur fustan të zi. Nuk është asgjë politike, por diçka femërore”, është një prej komenteve të shumta në Twitter.

Salma Hayek, Angelina Jolie e Jennifer Lawrence ishin disa prej yjeve kryesore në evenimentin e Londrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Magazina
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Kalo në kategori