Egli Tako është bërë qendra e vëmendjes së rrjeteve sociale pas performancës së saj së fundmi në një koncert, ku interpretoi këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Paraqitja e saj nuk kaloi pa zhurmë, por këtë herë jo për arsye pozitive.


Përveç komenteve për veshjen që, sipas ndjekësve, nuk i shkonte për shtat një kënge me ngarkesë të thellë emocionale e kombëtare, shumë nga të pranishmit dhe ndjekësit online e kritikuan edhe për interpretimin, duke thënë se ajo thjesht po lëvizte buzët dhe nuk po këndonte live.

Foto: Screenshot/Instagram

Akuzat për “playback” u shoqëruan me ironi dhe zhgënjim, veçanërisht për faktin se bëhej fjalë për një këngë të ndjeshme që kërkon ndjenjë dhe përkushtim.

Por Egli vendosi të mos japë një reagim të drejtpërdrejtë apo të hyjë në polemika.

Në vend të fjalëve, ajo publikoi një fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet e qetë brenda një makine, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte ‘emoji’ që kishte vendosur, një zemër e kuqe me zjarr, që mund të kuptohet si një shenjë për këto debatet që janë ndezur.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky reagim i heshtur, por domethënës, është një mesazh i qartë: Egli nuk e ka ndërmend të lejojë që komentet negative t’i prishin qetësinë apo t’i ndalin rrugën. /Telegrafi/