LAJMI I FUNDIT:

Kritikat për Kurtin, Statovci i reagon Abdixhikut: Lideri që synon rrugë të re, vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra

Kritikat për Kurtin, Statovci i reagon Abdixhikut: Lideri që synon rrugë të re, vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili të hënën tha se Qeveria Kurti nuk e ka përmbyllur asnjë rrugë të vetme, ndërsa po e përmbyllin vitin e tretë në qeverisje.

“Lideri që synon rrugë të re ani pse vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, po të ishte i vërtetë, do t’i shkonte ndërmend të thoshte pak fjalë, për vitet nga 2009 (Mitrovicë, Pejë etj) kur partnerët e tyre i nisën këto rrugë, apo nga vitet 2015 e 2016 (kur rruga e Podujevës filloi) kur prindi i tij politik i nisi ato rrugë, pa shpronësim, pa projekt, pa buxhet, si mos më keq”.


Deputetja e shumicës thotë Abdixhiku është thjeshtë një fasadë që mbulon të vjetren brenda për t’u bashkuar me të moçmen.

“Qeverisja aktuale të gjitha projektet e lëna gjysmë, i rishikoi, revidoi, korrektoi e i bëri gati për ekzekutim. Rruga për Podujevë ka progres për 2 muaj më shumë se 6 vitet e tyre. Rruga e Gjilanit po përfundon ndërkohë që rrugët që lidhin Gjakovën, rruga Prizren – Prevallë, Dragash- Brod, Gjilan Kllokot po vazhdojnë me ritme të papara ndonjëherë”, ka shkruar tutje ajo.

Ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë, Abdixhiku i reagon Kurtit: Tri vite në qeverisje, nuk keni përmbyllur dot një rrugë në Kosovë
Lexo po ashtu Ndërtimi i rrugës Prizren - Tetovë, Abdixhiku i reagon Kurtit: Tri vite në qeverisje, nuk keni përmbyllur dot një rrugë në Kosovë

Statovci thotë se qeverisja aktuale të gjitha projektet e lëna në gjysmë, i rishikoi, revidoi, korrektoi e i bëri gati për ekzekutim.

“Rruga Prishtinë – Pejë ka filluar ne vitin 2008 dhe më vonë në 2013 pjesa tjetër, Rruga Dollc – Gjakovë ka filluar në vitin 2018, Rruga Prishtinë – Mitrovicë ka filluar në vitin 2008 dhe dy llotet tjera në vitin 2018, Rruga Prishtinë – Podujevë ka filluar në vitin 2016 dhe tash pjesa tjetër në vitin 2023, Autostrada e Gjilanit ka filluar në vitin 2018. Kurse, për rrugën A, çka të themi tjetër, pos që mu në fillim, alarmoi dhe prokurorinë e shtetit për keqpërdorimet”, ka deklaruar tutje deputetja Jeta Statovci.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se për tri vite qeverisje nuk kanë përmbyllur asnjë rrugë në vend.

Abdixhiku ka pohuar se Qeveria Kurti ka lënë në harresë qytetet dhe se qytetarët po maltretohen sipas tij çdo ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Lajme
Kalo në kategori