Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave të shumta që i janë bërë nga partitë opozitare se është aktivist i partisë në pushtet ,Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Gërvalla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook thotë se është zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë.
Ai po ashtu ka thënë se nuk është anëtar i asnjë partie politike.
“Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të TV-RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, skenën muzikore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona”, ka shkruar Gërvalla.
Ndryshe, Lidhja Demokratik e Kosovës të premten përmes një komunikate për media bëri të ditur që LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues.
Për emërimin e drejtorit të ri të RTK-së patën reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët thanë se kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë.
Kundër emërimit të Gërvallës reaguan edhe nga Partia Socialdemokrate (PSD). Dy aktivistë të PSD-së kishin hyrë në studion e RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, dhe në shenjë proteste kishin shkruar “Radio Telelevizioni i Kurtit”.
Në lidhje me këtë veprim, menaxhmenti i RTK-së kishte dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi, i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti: Maqedonia e Veriut deri në vitin 2050 duhet ta heq përdorimin e thëngjillit
Berisha paraqitet sot në SPAK, opozita proteston para godinës, Bumçi tregon çfarë pritet të ndodhë
Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Për herë të parë në Pejë mbahet Forumi i Paqes, me temë “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit