LAJMI I FUNDIT:

Kritika të ashpra nga OSBE/ODIHR

Kritika të ashpra nga OSBE/ODIHR

Thellimi i krizës politike, atmosfera nën ndikimin e kërcënimit dhe frikës si dhe hakmarrjes nga ana e institucioneve shtetërore, reforma të pamjaftueshme në media, kundër-protesta, prishje të klimës politike me vendimin e presidentit për falje të 56 personave të cilët ishin nën hetime apo të përfshirë në skandalin e përgjimeve, këto janë vetëm disa nga kritikat që sot misioni i OSBE-ODIHR kanë publikuar në lidhje me 5 qershorin datën kur duhej të mbaheshin zgjedhjet, ka publikuar Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe përkundër hulumtimeve të tyre dhe përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve këto misione kanë vërejtur dhe kërcënime dhe presion ndaj të punësuarve në sektorin shtetërorë nën kërcënim se do largohen nga puna.
Sipas raportit i cili përmban një sërë vërejtjesh, KShZ ka punuar në atmosferë të tensioneve politike për shkak të kritikave që ka marrë nga opozita duke kërkuar që të shtyhen zgjedhjet, e megjithatë misioni ka kritika edhe ndaj këtij komisioni dhe OSBE/ODIHR rekomandojnë që MPB dhe KShZ të vazhdojnë me pastrimin e listës zgjedhore.


Në lidhje me kërcënimin dhe frikësimin e votuesve misioni kërkon që qeveria të motivojë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha presionet dhe frikësimet.

Mediat gjithashtu janë pjesë e analizës së këtij raporti duke theksuar se është e nevojshme që reformat të vazhdojnë pasi që mediat përjetojnë një presion të tmerrshëm nga qeveria.

Në lidhje me RTVM raporti sugjeron që të rregullohet me ligj që ky institucion mediatik të mbulojë kampanjën zgjedhore në mënyrë të balancuar./Telegrafi/