Kris Jenner festoi ditëlindjen e saj të 70-të në rezidencën e Jeff Bezos, në festë morën pjesë shumë personazhe të famshëm

Ylli amerikan i reality show-t dhe menaxherja e njohur Kris Jenner festoi mbrëmë ditëlindjen e saj të 70-të me një festë glamuroze në Beverly Hills.
Sipas mediave amerikane, festimi u mbajt në vilën luksoze të miliarderit Jeff Bezos dhe partneres së tij Lauren Sanchez, vlera e së cilës është rreth 165 milionë dollarë.
Kris veshi një fustan të mrekullueshëm të kuq pa rripa, të zbukuruar me rrudha. Ajo i mblodhi flokët lart në një topuz elegant dhe e kompletoi pamjen me doreza të gjata të zeza.
Queen! Kris Jenner arriving at her 70th birthday party yesterday pic.twitter.com/AiTokXYwtb
— Kardashians Jenner (@Kardashians06) November 9, 2025
Në festë, Jenner mblodhi shumë personalitete të famshme botërore nga fusha të ndryshme - nga teknologjia te yjet e muzikës dhe filmit.
Midis të pranishmëve ishin Bill Gates, Mark Zuckerberg, Meghan Markle dhe Princi Harry, të cilët tërhoqën shumë vëmendje me mbërritjen e tyre. Çifti mbretëror ishte veshur elegantisht. Harry me një smoking të zi, ndërsa Meghan mbante veshur një fustan të thjeshtë të gjatë të zi.
Vajza e Kris, Kim Kardashian, spikati veçanërisht me një fustan mbretëror vjollcë me shpinë të hapur.
Në festë u shfaqën edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm, përfshirë Oprah Winfrey, Adele, Mariah Carey, Justin Bieber, Snoop Dogg, Chris Rock, Naomi Watts, Sarah Paulson, Tommy Hilfiger, Nicky dhe Kathy Hilton, Selma Blair, will.i.am dhe Martha Stewart.




























































