LAJMI I FUNDIT:

Kriminelit serb pushimet i shkojnë huq – arrestohet duke u rrezitur në një pishinë në Maltë

Kriminelit serb pushimet i shkojnë huq – arrestohet duke u rrezitur në një pishinë në Maltë

Shtetasi i Serbisë Nikola V. (33) është arrestuar në Maltë pasi ka qenë në arrati për katër muaj.

Policia ishte në kërkim për shkak të pjesëmarrjes në një përleshje në fillim të vitit në qytetin e Marsaskala. Nga sherri ka mbetur i plagosur rëndë një 29-vjeçar.


Në aksionin e arrestimit kanë marrë pjesë shtatë efektivë policie, ndërsa Nikolla ka plagosur katër.

Pamjet e arrestimit filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale, raporton Lovin Malta. Në video shihet se serbi është arrestuar në mbathjet e notit teksa ishte në pishinë.

Policia dhe pjesëtarët e Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë konstatuar se serbi vinte shpesh në një klub lokal dhe e gjetën, por kur pa policinë tentoi të arratisej.

Inspektori i policisë tha sot në gjykatë se Nikolla është në kërkim edhe në Serbi për shkak të pretendimit për posedim dhe prodhim të paligjshëm eksploziv dhe armë zjarri. Gjykata tha se ai ka ikur nga Serbia me ndihmën e një pasaporte false kroate.

Nikolla akuzohet për plagosjen e rëndë të një maltezi gjatë një sherri në një lokal më 17 shkurt, si dhe për prishjen e rendit publik. Ai akuzohet gjithashtu për përdorimin e pasaportës false dhe dhënien e informacioneve të rreme dhe rezistencën ndaj arrestimit. Ai akuzohet edhe për sulm, kanosje dhe plagosje të lehtë të punonjësve të policisë. Serbi u deklarua i pafajshëm në gjykatë. Ai u ndalua. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Lovin Malta (@lovinmalta)

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori