LAJMI I FUNDIT:

Krimi i organizuar në Serbi më i larti në Evropë pas Rusisë, tregon raporti i GI-TOC

Krimi i organizuar në Serbi më i larti në Evropë pas Rusisë, tregon raporti i GI-TOC

Sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar të publikuar për vitin 2020, Serbia mbante vendin e 33-të me 6.21 pikë indeksi, pak më poshtë Rusisë, nga 193 shtete anëtare të OKB-së, dhe mbi të gjitha vendet e tjera evropiane.

“Raporti i Iniciativës Globale kundër krimit të organizuar transnacional (GI-TOC) është rezultat i një përpjekjeje dyvjeçare për të vlerësuar nivelet e krimit dhe qëndrueshmërisë në të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së”, thuhej në faqen e internetit, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Kongo, me 7.75 dhe Kolumbia me 7.66 pikë indeksi, zunë dy vendet e para.

Mali i Zi zuri pozicionin e 45 -të me gjashtë pikë indeksi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ishte e 49-ta me 5.89 pikë indeksi.

GI-TOC tha se shpresonte të ndihmonte në informimin e një përgjigje të vërtetë globale ndaj kërcënimit të përhapur të krimit të organizuar transnacional përmes të dhënave të tij.

“Krimi i organizuar është një plagë që prek vendet në çdo cep të globit, nga shtetet e vogla ishullore deri te superfuqitë e mëdha ekonomike, dhe është një shtytës themelor i shumë sfidave të mëdha gjeopolitike, përfshirë konfliktin, paqëndrueshmërinë politike dhe migrimin e detyruar”.

GI-TOC gjithashtu tha se për shkak të “natyrës së tij klandestine, megjithatë, shpesh pak dihet se si funksionon krimi i organizuar në secilin vend”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori