Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit. Raporte të tilla, Komisioni Evropian ka publikuar edhe për vendet e tjera të rajonit, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Raporti përmban pasqyrën dhe shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, ku theksohen edhe ngecjet dhe sfidat.
Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka kohë të humb. Në veçanti, Hahn është ndalur te çështja e sundimit të ligjit.
“Këtu kemi nevojë edhe për vullnetin politik për rastet e caktuara”, ka thënë Hahn.
Në shumë vende, ka vijuar ai, më tepër sesa kualiteti i policisë nënkupton aftësia dhe vullneti për t’i bartur rastet nga hetimet, pretendimet, dyshimet deri te seancat gjyqësore dhe vendimet.
“Jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet tjera është me rëndësi që njerëzit të shohin që korrupsioni nuk shpaguhet, por është e kundërta që çon në ndëshkime dhe është diçka që nuk qëndron”, ka theksuar Hahn.
Komisioni Evropian harton raporte të tilla për vendet që aspirojnë integrimet evropiane. Përmbushja e kritereve evropiane është kusht i domosdoshëm në proceset integruese të këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Kosova.
Këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, para së gjithash janë kërkuar reforma në drejtësi.
Komisioni Evropian i ka kërkuar Shqipërisë reformat, si dhe nxjerrjen dhe zbatimin e ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si Veiting.
Në rastin e Serbisë, Hahn ka kërkuar më shumë progres në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, Serbisë i është kërkuar të fokusohet në dialogun me Prishtinën dhe çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin rajonal, duke shmangur politikat nacionaliste të këtij vendi.
“Si nga pala serbe, ashtu edhe ana kosovare, duhet të zbatohen çështje delikate të marrëveshjeve, siç është Asociacioni i komunave serbe”, ka theksuar Hahn.
Hapja e kapitujve të ri për Serbinë, sipas tij, mund të pritet vetëm vitin tjetër.
Johannes Hahn u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të thellojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të lehtësojnë edhe rrugën e tyre integruese në Bashkimin Evropian. Ai ka përsëritur se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, por ka rikujtuar që ky rajon duhet të kalojë fillimisht përmes procesit të reformave në secilin shtet veç e veç. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë