LAJMI I FUNDIT:

Krimi dhe korrupsioni nuk luftohen, derisa drejtësia diktohet nga politika

Krimi dhe korrupsioni nuk luftohen, derisa drejtësia diktohet nga politika

Përderisa individë të caktuar nga organet e gjyqësisë dhe ato të prokurorisë vazhdojnë të flirtojnë me politikën, nuk ka shpresë, por as besim, se do të minimizohet shkalla e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, por as që do të kemi ndonjë kthesë pozitive në këtë aspekt.

Praktika e deritanishme ka dëshmuar, ka qenë jo vetëm e lidhur fort me organet e drejtësisë porse shtrirja e saj ka qenë mbi tërë sistemin e drejtësisë, duke e kontrolluar dhe dirigjuar plotë- sisht atë. Por, a pritet të ketë ndonjë ndryshim për të mirë dhe t’u kthehet shpresa qytetarëve, sidomos me udhëheqjen e re të Prokurorisë së Shtetit që ta luftojnë korrupsionin edhe tek njerëzit e lartë të pushtetit, që deri më sot kanë qenë të paprekur sa i përket zbatimit të ligjit e Kushtetutës së vendit, si dhe sa është e nevojshme që edhe në Kosovë të formohet Byroja e Hetimit Kombëtar (BHK), si një sektor dhe departament i veçantë e i pavarur për hetimet që bën?


Deputeti nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se asnjëherë nuk mund të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit, e aq më tepër nëse korrupsion ka brenda vetë shtetit.

Kësisoj, sipas tij, nëse ky zinxhir dhe ky trekëndësh vazhdon të jetë i korruptuar nuk mund të pritet që i njëjti të bëjë luftën kushtimisht kundër vetvetes, e aq më tepër kur vetë ata nuk janë rastë- sisht të korruptuar.

“Institucionet e Kosovës duhet të lirohen fillimisht nga kapja dhe korrupsioni e pastaj të fillojë lufta kundër tij dhe se krimi dhe korrupsioni në pushtet luftohen vetëm atëherë kur të ndërrojë ky pushtet, pra që të vijë një pushtet i cili ka vullnetin politik dhe dëshirën që ta luftojë korrupsionin”, shprehet Selimi.

Nisur nga kjo, Selimi nënvizon se as që duhet pritur ndonjëherë që i korruptuari ta dënojë vetveten dhe të ndërgjegjësohet. Në këtë kuptim, sipas tij, nuk ka shpresë që i korruptuari ta luftojë korrupsionin e aq më tepër kur atë korrupsion e ka brenda vetvetes.

Më tej Selimi, duke përmendur rastin e Shqipërisë, ku atje ka filluar Byroja hetimeve kombëtare, një iniciativë ose nismë që ka ardhur nga një presion i bashkësisë ndërkombëtare si parakusht që Shqipëria të marrë kandidaturën dhe të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së, gjë e cila nënkupton edhe një herë se Shqipëria është shumë më afër BE-së, sesa Kosova.

Edhe profesori Muhamet Kelmendi vlerëson se shtetit i mungojnë mekanizmat e shëndoshë, subjekte të shëndosha që duhet ta luftojnë krimin e organizuar.

“Jo pa fakte thuhet nga ekspertët e ndryshëm të doktrinës kriminale se nëse krimi ka depërtuar në nivelet më të larta të shtetit, atëherë shtetit i mungojnë mekanizmat e shëndoshë, subjekte të shëndosha që duhet ta luftojnë krimin e organizuar, sepse vetë është i korruptuar si shtet dhe natyrisht shteti nuk e lufton vetveten. Në këtë kontekst flitet për qeveritarët, organet e ndjekjes, prokuroritë, gjykatat, policinë etj.”, shprehet Kelmendi, shkruan Kosova Sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori