Tashmë të gjithë e dinë historinë e serialit që ka pushtuar globin.
Netflix konfirmoi në fillim të këtij muaji se seriali korean “Squid Game” ishte seriali më i shikuar ndonjëherë… por kjo nuk e bëri më të pasur krijuesin/skenaristin/regjisorin e serialit, Hwang Dong-hyuk, shkruan DailyMail.
Seriali, i cili trajton jetën depresive të një grupi të panjohurish të përzgjedhur rastësisht të cilët janë zhytur në borxhe, të zgjedhur për të konkurruar në lojëra vdekjeprurëse për një çmim masiv, u shikua nga një rekord prej 111 milionë abonentësh, duke mposhtur serialin “Bridgerton” si serialin më të madh në Netflix.
Hwang, 50 vjeç, i cili shkroi skenarin dhe ishte regjisor i nëntë episodet e “Squid Game”, u pyet në një intervistë nga The Guardian nëse ai tani është po aq i pasur sa konkurrenti fitues i lojës, gjë për të cilën ai qeshi, duke zbuluar se Netflix nuk i ka dhënë asnjë lloj bonusi për suksesin e serialin.
“Unë nuk jam aq i pasur. Por unë kam mjaft. Kam mjaftueshëm për të vënë ushqim në tavolinë. Dhe nuk është se Netflix po më paguan një bonus. Netflix më pagoi sipas kontratës origjinale”, tha Hwang.
Dokumentet e zbuluara treguan se prodhimi i shfaqjes kushtoi 15.5 milionë funte (21.28 milionë dollarë), që rezulton në 1.75 milionë funte (2.4 milionë dollarë) për episod.
Netflix tani vlerëson se mbi 142 milionë abonentë e kanë parë shfaqjen, duke përfshirë 4.4 milionë abonentë të rinj, dhe vetë shfaqja besohet se vlen rreth 650 milionë funte (892.2 milionë dollarë) për Netflix-in në tërësi.
Hwang zbuloi gjithashtu se shkenari dhe regjia e çdo episodi ishte një sprovë kaq stresuese saqë ai humbi gjashtë dhëmbë gjatë prodhimit.
“Ishte e lodhshme fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Vazhdova të kisha ide të reja dhe të rishikoja episodet ndërsa po filmonim, kështu që sasia e punës u shumëfishua”, tha Hwang.
Ai gjithashtu zbuloi se seriali origjinal ishte frymëzuar nga vështirësitë financiare të familjes së tij, pas kolapsit ekonomik global të vitit 2009.
“Unë isha shumë i ngushtë financiarisht sepse nëna ime doli në pension nga kompania për të cilën punonte”, tha Hwang.
Ai shtoi se ishte duke punuar në një film, por nuk arriti të merrte financim. “Kështu që nuk mund të punoja për rreth një vit. Na u desh të merrnim kredi – nëna ime, unë dhe gjyshja ime”.
Gjatë kësaj pike të ulët ai ngushëllohej në kafenetë e librave komik të Seulit, ku lexonte klasike si “Battle Royal” dhe “Liar Game”.
“Unë u lidha me njerëzit në to, të cilët ishin të dëshpëruar për para dhe sukses. Kjo ishte një pikë e ulët në jetën time”, tha Hwang.
“Nëse do të kishte një lojë mbijetese si këto në realitet, pyesja veten, a do të bashkohesha me të për të fituar para për familjen time? E kuptova se, që kur isha regjisor, mund të vendosja prekjen time në këto lloj tregimesh, kështu që fillova me skenarin”, shtoi ai.
“Squid Game” u publikua më 17 shtator, me regjisorin Hwang që zbuloi se qëllimi ishte të ishte shfaqja numër 1 në Netflix…për vetëm brenda një dite.
“Por përfundoi shumë më i suksesshëm, seriali më i ndjekur në Netflix ndonjëherë”, tha ai.
“Është shumë e habitshme. Kjo tregon se audienca globale po rezonon me mesazhin që doja të reflektoja”, shtoi Hwang.
Hwang shtoi se ka pasur ‘thashetheme’ për një sezon të dytë, megjithëse ai nuk është ende i sigurt nëse do të ndodhë.
“Sigurisht që flitet. Kjo është e pashmangshme sepse ka qenë një sukses i tillë. Unë jam duke e vënë atë në konsideratë”, tha ai.
Megjithatë… edhe nëse ndodh një vazhdim, ai nuk do të vijë së shpejti, pasi ai ka gjëra të tjera për të cilat dëshiron të punojë.
“Kam një projekt të nivelit shumë të lartë në mendjen time, por nuk do ta punoj menjëherë. Ka një film që dua ta bëj shumë. Unë jam duke menduar se çfarë të bëj më parë. Unë do të flas me Netflix-in”, tha ai për The Guardian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues - është kryefjala

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë