Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (PSS) në Serbi, Dragan Gjilas, ka ngritur kallëzim penal kundër një personi të panjohur për, siç thuhet, “vjedhje të 5.5 kilometrave të autostradës”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dje se në kuadër të Procesit të Berlinit, në vitin 2014 ka biseduar me kancelaren e atëhershme gjermane, Angela Merkel për lidhjen e Nishit me Durrësin përmes një autostrade që kalon nga Kosova.
“Aleksandar Vuçiq dy ditë më parë hapi autostradën deri në Merdar prej 5.5 km. Ai e quajti “Autostrada e Paqes”. Sot, dy ditë më vonë, gjysma e autostradës është zhdukur. Pra, ose Aleksandar Vuçiq ka gënjyer dhe nuk po ndërtohet autostrada ose dikush e ka vjedhur gjysmën e autostradës për 24 orë. Meqenëse është e pamundur që presidenti të gënjejë, e vetmja mundësi që mbetet është të vjedhë. Prandaj kemi bërë kallëzim penal dhe presim që prokuroria dhe policia t’i gjejë hajnat sa më shpejt, sepse 5.5 kilometra autostradë kushtojnë disa milionë euro dhe është një vjedhje e madhe”, tha ai.
Gjilas shtoi se e vërteta është se nuk ka autostradë, madje aty po ndërtohet me trefishin e çmimit aktual, raporton N1.
Kreu i opozitës tha se askush nuk ka hapur kurrë një autostradë prej pesë kilometrave, “ato pesë kilometra nuk janë aspak autostradë, por vetëm një korsi nëpër të cilën lëvizin veturat në dy drejtime”.
Ndryshe, Vuçiq kishte deklaruar se “mendoj se është shumë e rëndësishme, të lidhemi me Graçanicën tonë, por edhe me Prishtinën, Tiranën, Durrësin. Na lehtëson punën dhe progresin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe