LAJMI I FUNDIT:

Kreu i NATO-s vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën përpara takimit në Bukuresht

Kreu i NATO-s vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën përpara takimit në Bukuresht

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, gjatë një interviste dhënë për Die Welt, vetëm dy ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike, që do të bashkohen në Bukuresht.

“Mbështetja e fortë e Gjermanisë bën një ndryshim vendimtar” shtoi Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

Gjermania është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme nga zyrtarë të lartë ukrainas, për vonesën në sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe për refuzimin e dërgimit të armëve të rënda.


“Pajisjet gjermane shpëtojnë jetë në Ukrainë”, tha ndër tjera Stoltenberg, i cili shtoi se “të gjithë ne duhet të ruajmë mbështetjen për Ukrainën dhe në mënyrë graduale ta rrisim atë”.

Ndër armët që Gjermania i dorëzoi Ukrainës, është sistemi modern raketor Iris-T, i destinuar për mbrojtje kundër sulmeve ruse me raketa dhe dron, ndërkaq vitin e ardhshëm, Gjermania duhet të dërgojë edhe tre të tjerë.

Në anën tjetër Stoltenberg tha se presidenti rus Vladimir Putin po reagon me brutalitet të shtuar, ndaj tërheqjes së ushtrisë së tij nga rajone të ndryshme në Ukrainë.

E për ta dëshmuar këtë e mori shembull bombardimin e rrjetit energjetik të Ukrainës, në muajt ku temperaturat kanë rënë nën zero.

“Putin po tenton ta shfrytëzojë dimrin si armë, por kjo nuk do t’i funksionojë”, shtoi shefi i NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori