LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Mossad-it takohet me presidentin amerikan Biden

Kreu i Mossad-it takohet me presidentin amerikan Biden

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme izraelite Mossad, Yossi Cohen është takuar të premten më 30 prill në Washington me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Sipas lajmit të gazetës “Haaretz”, Cohen përpara takimit me Bidenin ka bërë një vlerësim të situatës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.


Në lajm tërhiqet vëmendja se takimi është zhvilluar në një periudhë kur Izraeli po përpiqet të bindë SHBA-në që të mos kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Më tej theksohet se Cohen të enjten më 29 prill është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe se i ka shprehur atij “shqetësimet e thella” të vendit të tij rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë nuk është dhënë ndonjë deklaratë lidhur me takimin, transmeton Anadolu Agency.

Qeveria e Tel Avivit kërkon vazhdimin e sanksioneve të vendosura nga Washingtoni ndaj Iranit në periudhën e ish-presidentit Donald Trump dhe moskthimin në marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori