LAJMI I FUNDIT:

Kreu i dizajnit të Vauxhall thotë se modelet e ardhshme do të jenë më të ‘dallueshme’

Kreu i dizajnit të Vauxhall thotë se modelet e ardhshme do të jenë më të ‘dallueshme’

Modelet e ardhshme të Vauxhall do të jenë edhe më të dallueshme pasi që marka britanike planifikon që të bëhet lider në dizajn nën sloganin e saj të ri “të guximshëm dhe të pastër”.

Prezantimi i një lloji të ri dizajni filloi me konceptin e mëparshëm GT X Experimental Vauxhall Mokka të vitit 2018, dhe ka vazhduar tek Astra e re dhe do të shpërndahet tek të gjitha modelet e ardhshme përgjatë disa viteve të ardhshme.


AutoCar shkruan se këtu përfshihen edhe zëvendësimet e modeleve Crossland, Grandland dhe Insigna e gjithashtu edhe një Manta e “rilindur”, para se Vauxhall të shkojë drejt modeleve tërësisht elektrike në vitin 2028, transmeton Telegrafi.

Sipas kreut të dizajnit në këtë kompani, Mark Adams, ekipi i dizajnit të Vauxhall ka vendosur parime të reja udhëzuese “të guximshme dhe të pastra” dhe premtuan se çdo model i ardhshëm do të jetë “i afrueshëm, progresiv dhe i zgjuar”.

“Menduam se markat Vauxhall dhe Opel ishin të ‘pluhurosura’, të vjetra dhe të zakonshme”, tha Adams, duke dhënë komentet e tij në fillimin e procesit të ri-dizajnimit dhe ri- emërtimit të kompanisë.

“Kështu që ne donim që të jemi të guximshëm, dhe në anën tjetër edhe të pastër. Tingëllojnë si të kundërta, por që është si e ëmbla dhe e tharta, nuk duhet të jenë bashkë, por që kur bashkohen duket si diçka shumë e mirë”, deklaroi ai. /Telegrafi/