LAJMI I FUNDIT:

Krerët e Kosovës, të tronditur nga sulmet në Ankara

Krerët e Kosovës, të tronditur nga sulmet në Ankara

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm në Ankara të Turqisë.

“E tronditur nga sulmi terrorist në Ankara. Ngushëllime familjeve te viktimave dhe qytetarëve të Turqisë”, ka shkruar Jahjaga.


I tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Ankara të Turqisë, është shprehur edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Jam i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Ankara të Turqisë, një vendi mik dhe përkrahës i madh i shtetit tonë”, ka thënë Veseli. “I shpreh ngushëllime popullit dhe Republikës së Turqisë. Ne bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre në këto momente të rënda dhe do të jemi përkrah tyre në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje universale”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Ankara, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Mustafa shprehu pikëllimin e thellë dhe solidaritetin e qytetarëve e të Qeverisë së Kosovës me popullin turk dhe me familjarët e viktimave e të plagosurve, në këtë akt të rëndë terrorist.

Në telegram, Mustafa thekson se terrorizmi tashmë është kërcënim serioz për të gjitha vendet, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në luftën e përbashkët globale të botës demokratike, të udhëhequra nga SHBA-të, kundër të gjitha formave të radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizimit.

Edhe presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për Turqinë dhe Bregun e Fildishtë.

“Edhe një sulm me bombë në Ankara, duke goditur popullin dhe shtetin mik turk. Ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave. Sulmet e kësaj mbrëmje në Turqi, por edhe në Bregun e Fildishtë, tregojnë se rreziku i terrorizmit është global dhe në këtë betejë edhe Kosova është pranë aleatëve tonë”, shkruan Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori