LAJMI I FUNDIT:

Krerët e komunave të Kosovës vizitë në Tetovë, Kasami: Bashkëpunim në fushën e turizmit

Krerët e komunave të Kosovës vizitë në Tetovë, Kasami: Bashkëpunim në fushën e turizmit

Nxënësit e shkollave të Tetovës parashihet të kenë vizitë të rregullt të qyteteve turistike të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe anasjelltas. Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se në këtë mënyrë të rinjtë e të tre shteteve do të njohin më afër vendet e tyre fqinje si dhe përmes projekteve të tilla zhvillohet turizmi në këto rajone.

Tetovën dje e vizituan dhjetëra kryetarë komunash nga Kosova si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë. Në takime u diskutua për projekte të përbashkëta. Në kuadër të kësaj vizite për bashkëpunim rajonal mbi turizmin, kreu i Tetovës si dhe dhjetëra krerë të komunave të Kosovës vizituan disa pika turistike në Tetovë, ndërkaq nesër do të vizitojnë Pogradecin.


“Nga ky organizim do duhet të del edhe një iniciativë konkrete për një plan, sepse kur flasim për vizita të rregullta të nxënësve në kuadër të ekskursioneve që i bëjmë në kuadër të shkollave sigurisht do duhet njëfarë mekanizmi për përcjellje të kësaj. Nxënësit tanë, fëmijët tanë ashtu siç ka qenë dhe në të kaluarën do duhet më mirë t’i njohin qytetet, rajonin dhe vendet e rajonit sepse vetëm kështu mund të shkojmë të bashkuar në Evropë”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

“Midis tre Qeverive, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë bërë mbledhje të përbashkëta Qeverish si Kosova me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me Kosovën. Nga ana tjetër ne duam që të integrohemi të gjithë bashkë në këtë rajon edhe në një sferë shumë të rëndësishme siç është turizmi dhe pushteti lokal ka një rol të rëndësishëm për t’i detajuar më tej vendimet që do të marrin Qeveritë tona respektive”, u shpreh Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori