Krenar sa më s’ka, bëhet virale festa e babait të Lamine Yamal pas golit ndaj Francës

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasroui ka festuar si i ‘çmendur’ golin e sulmuesit spanjoll ndaj Francës në gjysmëfinale të Euro 2024.
Spanja ka marrë një fitore të madhe me rikthim 2-1 ndaj Francës në gjysmëfinales e së martës mbrëma, duke siguruar një vend në finalen e madhe.
Golat në këtë ndeshje u Randal Kolo Muani (9’) për Francë, ndërsa Lamine Yamal (21’) dhe Dani Olmo (25’) për Spanjën.
Megjithatë, vëmendjen e mori të gjithën sensacioni 16-vjeçar, Lamine Yamal, i cili theu rekordin si golashënuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane.
Përveç kësaj, Yamal u bë lojtari më i ri ndonjëherë që merr çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































