LAJMI I FUNDIT:

Krejt e papritur: Femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin

Krejt e papritur: Femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin

Në të vërtetë, psikologët konstatojnë që meshkujt kur marrin vesh që femra e ka braktisur partnerin, bëhen shumë nervozë dhe nga femrat e tilla ikin. Megjithatë, femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin e jo ata që braktisen nga partnerja.

Siç thonë hulumtuesit, gatishmërinë e mashkullit që të përfundojë lidhjen e caktuar për të gjetur ndonjë më të mirë, femrat mund ta kuptojnë si tregues të statusit të caktuar, transmeton Telegrafi.


Hulumtimi është bazuar në sajimin e një shërbimi të internetit për kërkime të partnerëve, të cilin pjesëmarrësit e kanë shikuar.

Pas një grumbulli informatash triviale për profilet e rreme të personave nga kjo faqe e shërbimit, pjesëmarrësit kanë zbuluar të dhënat se përse ka ndodhur prishja e lidhjes së mëparshme.

Kanë ekzistuar tri mundësi për përgjigje – personi është i braktisur, ka ndërprerë vetë lidhjen apo ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj pyetje. Kanë qenë gjithsej 198 pjesëmarrës – 102 femra dhe 96 meshkuj të moshave të mesme. Shumica e pjesëmarrësve kanë qenë heteroseksualë.

Dhe, të mos e zgjasim – u zbulua që femrave më shumë u kanë pëlqyer meshkujt të cilët braktisin. Nga ana tjetër, meshkujt e braktisur nga partnerja, kanë qenë më pak joshës.

Meshkujt, sipas hulumtuesve, femrat, të cilat e kanë braktisur partnerin i konsiderojnë dominonte, gjë që nuk përputhet me perceptimin e tyre rreth roleve seksuale.

Është e mundshme që femrat e tilla konsiderohen që zgjedhin shumë dhe kanë kërkesa të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Lifestyle
Kalo në kategori