LAJMI I FUNDIT:

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin terrorist në Stamboll (Video)

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin terrorist në Stamboll (Video)

Në sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, deri më tani 39 persona kanë humbur jetën, kurse 69 të tjerë janë plagosur. Është mësuar identiteti i 20 të vdekurve. 15 prej tyre janë të huaj dhe pesë janë shtetas të Turqisë.

Detajet për sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Stamboll, i ka dhënë Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga forcat e sigurisë, ka pasur një sulmues. Nuk ka pasur më shumë se një. Një person i veshur me pantallona dhe xhup ka hyrë brenda duke gjuajtur mbi njerëzit e ndodhur aty. Ndërkohë është munduar të dalë jashtë me një tjetër veshje. Vlerësimi i këtyre informacioneve nga ana e forcave të sigurisë vazhdon. Puna e policisë për kapjen e autorit është duke vazhduar”, tha Soylu.

Ministri ka folur për mediat në vendin e ngjarjes, ndërkohë atë e shoqëronin, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Recep Akdağ, Prefekti i Stambollit Vasip Şahin dhe Drejtori i Policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan.

“Në këtë sulm është bërë një masakër. Ky sulm është çnjerëzor. Deri më tani 39 njerëz tanë kanë humbur jetën, identiteti i 20 prej të cilëve është mësuar. Nga këto 15 janë të huaj dhe 5 janë shtetas të Turqisë. Ndërkohë nga këto 5 persona 3 ose 4 janë nga punonjësit. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar”, tha Soylu.

https://twitter.com/aykanadrenalin/status/815329036205432832

Ndërsa ministri i Shëndetësisë së Turqisë Akdağ duke dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve ka thënë se momentalisht në spitale gjenden 65 të plagosur. Ai ka shtuar se gjendja e 4 prej tyre është e rëndë.

Të gjitha lajmet për sulmin në Stamboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për sulmin në Stamboll

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori