LAJMI I FUNDIT:

Krejt çfarë dimë për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe situatën atje

Krejt çfarë dimë për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dhe situatën atje

Beteja të ashpra midis forcave ruse dhe atyre të fundit që po tentojnë të mbrojnë Mariupolin po zhvillohen në fabrikën e çelikut Azovstal, kanë thënë zyrtarët.

Siç edhe dihet tani, pavarësisht përpjekjeve për të evakuuar civilët e bllokuar në kompleksin në fjalë, qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar, duke përfshirë rreth 30 fëmijë, tha kryebashkiaku i qytetit.


Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar njerëzit nga Mariupol - Rusia vazhdon të godasë objektiva civilë në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky i kërkon OKB-së ndihmë për të shpëtuar njerëzit nga Mariupol - Rusia vazhdon të godasë objektiva civilë në Ukrainë

Por çfarë dihet deri më tani për fabrikën?

  • Fabrika, e vendosur në jug të qytetit port të Mariupol, është “skena” e një qëndrese të ukrainasve kundër forcave pushtuese të Rusisë.
  • Deri kohët e fundit Azovstal ishte një lojtar kryesor në skenën globale, duke prodhuar 4 milionë tonë çelik në vit dhe duke eksportuar shumicën e tij, sipas pronarit të saj Metinvest Holding, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, përcjell Telegrafi.
  • Madje, nga rrokaqiejt Shard i Londrës te Hudson Yards në Manhattan deri te Ura San Giorgio e Gjenovës (e cila zëvendësoi urën e shembur Morandi), çeliku i prodhuar në Azovstal përdoret në disa nga monumentet më të njohura në botë.
  • Të paktën 150 punonjës janë vrarë dhe mijëra mbeten të pagjetur, tha Yuriy Ryzhenkov, CEO i Metinvest Holding, i cili zotëron fabrikën.
  • Para luftës, uzina punësonte 11,000 njerëz, tha ai, dhe stafi i kompanisë përfshin dinastitë familjare që kanë prodhuar çelik për aq kohë sa ata kujtojnë.
Pse 9 Maji është 'një ditë e madhe për Rusinë' dhe a mund të ndodhë shpallja e luftës ndaj Ukrainës, po në këtë ditë?
Lexo po ashtu Pse 9 Maji është 'një ditë e madhe për Rusinë' dhe a mund të ndodhë shpallja e luftës ndaj Ukrainës, po në këtë ditë?

Çfarë dimë për situatën atje?

  • Komandanti i ushtarëve të Regjimentit Azov brenda uzinës, nënkoloneli Denys Prokopenko, thotë se brenda kompleksit ka “beteja të ashpra dhe të përgjakshme” pasi forcat ruse depërtuan në perimetrin e tij.
  • Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko tha të mërkurën “artileri të rënda dhe tanke po qëllojnë në të gjithë kalanë, aviacioni gjithashtu, anijet janë afruar dhe po qëllojnë gjithashtu mbi kala”.
  • Boichenko bëri të ditur se kishte 30 fëmijë të bllokuar në fabrikë që ende prisnin të shpëtoheshin.
  • Fundjavën e kaluar, më shumë se 100 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal dhe arritën të sigurt në Zaporizhzhia.
  • Luftëtarët brenda uzinës së rrethuar po “ndajnë ujë dhe ushqim” me civilët – por koha po mbaron, tha zëvendës komandanti Svyatoslav Palamar.
  • Të mërkurën, ministri i jashtëm ukrainas tha se uzina ende “po mbahet” pavarësisht sulmeve të pamëshirshme ruse.
  • Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se pret të hapë korridoret e evakuimit për civilët nga uzina e çelikut Azovstal pranë Mariupol duke filluar nga e enjtja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori