LAJMI I FUNDIT:

Kreativ Qeramika; Çka është Private Wellness?

Kreativ Qeramika; Çka është Private Wellness?

Private Wellness është procesi i vetëdijësimit lidhur me ndërmarrjen e veprimeve të të bërit jetë të shëndetshme brenda mjediseve të shtëpisë suaj. Wellness është shumë më tepër se sa thjesht gjendje e plotë shëndeti. Me wellness kuptohet edhe procesi i rritjes fizike, mentale dhe sociale e gjithë familjes. Elementet e ndryshme sanitare në Kreativ Qeramika ua ofrojnë mundësinë e rritjes, zhvillimit dhe ngritjes edhe më tej të mirëqënies tuaj.

Kreativ Qeramika: Spotwater

Ruajtja e një niveli optimal të mirëqenies është absolutisht vendimtar për të jetuar një jetë më cilësore. Mirëqenia ka rëndësi, sepse gjithçka që bëjmë dhe çdo emocion që ndiejmë lidhet me mirëqenien tonë. Nga ana tjetër, mirëqenia jonë ndikon drejtpërdrejt në veprimet dhe emocionet tona. Është një rreth i vazhdueshëm. Prandaj, është e rëndësishme për të gjithë që të arrijnë mirëqenie optimale për të ulur stresin, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes dhe për të siguruar ndërveprime pozitive.

Kreativ Qeramika: Rettangolo


Wellness
 është një proces aktiv për t’u bërë i vetëdijshëm dhe për të bërë zgjedhje drejt një jete të shëndetshme dhe të kënaqshme. Mirëqenia është më shumë se të qenit i lirë nga sëmundja, është një proces dinamik i ndryshimit dhe rritjes.

Rrënojat e një banjo romake

Historiku i Private Wellness

Mirëqenia është një fjalë moderne me rrënjë antike. Si koncept i kohëve moderne mirëqënia ka marrë hov gjatë viteve të 50-ta të shekullit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një rrjet i mjekëve dhe mendimtarëve e formësuan konceptin e asaj që sot e quajmë mirëqënie. Rrënjët e mirëqenies kanë zënë fill në kohën e civilizimeve antike të Greqisë, Romës dhe Azisë, traditat historike e të cilave kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në konceptimin e lëvizjes moderne të mirëqënies (wellness).

3,000 – 2,000 para erës sonë: Merr hov zhvillimi i mjekësisë tradicionale kineze (MTK) që është një nga sistemet më të vjetra të mjekësisë në botë. E ndikuar nga taoizmi dhe budizmi, mjekësia tradicionale kineze zbaton një perspektivë holistike, gjithëpërfshirëse, për arritjen e shëndetit dhe mirëqenies, duke kultivuar harmoninë në jetën e secilit.

500 para erës sonë: Mjeku grek i kohës antike Hipokrati – është ndoshta mjeku i parë që përqendrohet në parandalimin e sëmundjes në vend që thjesht të trajtojë atë. Ai argumentoi se sëmundja është pasojë e të ushqyerit, mënyrës së jetesës dhe faktorëve të mjedisit.

50 para erës sonë: Mjekësia antike romake e vinte theksin mbi parandalimin e sëmundjes, duke e pranuar besimin grek se sëmundja është pasojë e të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Sistemi shumë i zhvilluar i shëndetit publik të Romës së lashtë (me sistemin e gjerë të ujësjellësve, kanalizimeve dhe banjove publike) ndihmoj në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve duke e mbrojtur shëndetin e popullatës së vet.

Kreativ Qeramika: Private Wellness

Private Wellness sot

Koncepti i mirëqenies filloj të dal në pah nga 1980-ta duke marrë vrull të theksuar në fillim të vitit 2000 kur edhe merret më seriozisht nga mjekësia, bota akademike dhe ajo e korporatave.

Fundi i shekullit XX ndikoi që shumë korporata të fillojnë krijimin dhe zhvillimin e programeve të shëndetit në vendin e punës. Industritë e fitnesit dhe ato të banjove në mbarë botën përjetuan rritje të shpejtë. Brenda një kohe të shkurtër një numër gjithnjë e në rritje i personaliteteve të famshme dhe i ekspertëve të vetë-ndihmës filluan të ofrojnë konceptin e mirëqenies edhe për publikun e gjerë.

Me sëmundjet kronike dhe problemet e shkaktuara nga mbipesha që e kanë prekur tërë botën në këtë shekull, gjë që e ka bërë të paqëndrueshëm koston e kujdesit shëndetësor, institucione mjekësore dhe më shumë qeveri po zhvendosin vëmendjen në parandalimin e sëmundjeve përmes konceptit të “Private Wellness”.

Në shekullin XXI lëvizja globale e mirëqenies dhe tregu arritën një kthesë dramatike. Ato ndikuan që fitnesi, ushqimi cilësor, jeta e shëndetshme, konceptet dhe ofertat e mirëqenies të përhapen shpejtë. Ideja e përqafimit të mirëqenies po e transformon çdo industri nga ushqimi, pijet deri tek udhëtimet.

Kreativ Qeramika: Headshower

Elementet përbërëse të Private Wellness

Më poshtë i gjeni të renditura produktet të cilat mund t’a përmirësojnë mirëqenien tuaj.

Sauna

Nxehtësia e krijuar në saunë e stimulon djersitjen dhe e rrit hollimin e enëve të gjakut duke përmirësuar kështu qarkullimin e gjakut dhe ulë presionin arterial të gjakut.

Këto efekte janë studiuar në detaje dhe është treguar se përdorimi i rregullt i saunës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përdorimi i rregullt i saunës mund të forcojë sistemin imunitar, të rrisë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe antitrupave, të pastrojë lëkurën, të pastrojë mëlçinë dhe veshkat si dhe është një mënyrë efektive për të relaksuar muskujt dhe luftuar stresin dhe tensionin.

Kjo nxehtësi e dobishme e stimulon trupin që të lëshojë endorfinat, duke inkurajuar relaksimin dhe gjumin.

Kreativ Qeramika: Sky

Hamami

Kur shkel brenda hamami, frymëmarrja ngadalësohet duke hyrë në ritëm të rregullt kurse mendja dhe muskujt qetësohen. Kjo është mundësia ideale për të larguar veten nga çdo mendim negativ dhe siç na mësojnë format e ndryshme të meditimit, për të krijuar pamjet që evokojnë paqen e mendjes dhe kënaqësinë.

Hamami është përvojë që ribalancon qenien dhe energjitë tuaja duke ju përgatitur që t’i riktheheni përsëri obligimeve tuaja të përditshme.

Që nga kohërat e lashta banjoja turke, siç njihet ndryshe hamami, ka qenë një vend ku është kujdesur për trupin e njeriut përmes trajtimeve që vazhdojnë t’i rezistojnë shekujve. Masazhi i trupit me një dorashkë ose me kripë deti i largon qelizat e vdekura dhe e riaktivizon qarkullimin e gjakut, duke i dhënë lëkurës tonalitet dhe shkëlqim.

“Shko në Hamam! Nuk është sharje, është bekim.”

Kreativ Qeramika: Topkapi

Vaska hidromasazhuese

Zhytja në një vaskë të nxehtë mund të jetë gjëja që ju qetëson pas një dite të gjatë. Uji i ngrohtë dhe me flluska lehtëson po ashtu dhimbjet nga artriti, dhimbjen e mesit dhe fibromialgjinë.

Uji i ngrohtë qetëson trupin për disa arsye. Nxehtësia zgjeron enët e gjakut, duke dërguar gjak të pasur me lëndë ushqyese në të gjithë trupin. Uji i ngrohtë po ashtu e ulë ënjtjen dhe i lëshon muskujt e tensionuar.

Përfshirja në rutinën tuaj të relaksimit përmes çlodhjes në vaskë me ujë të nxehtë mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies tuaj të përgjithshme. Seancat e rregullta në vaskë mund të ju ndihmojnë të ulni stresin, të lehtësoni dhimbjen, përmirësoni cilësinë e gjumit  dhe të rrisni fleksibilitetin personal.

Kreativ Qeramika: Vaska hidromasazhuese

Koka e dushit me shumë funksione

Dushi ideal ju bën të ndiheni të relaksuar me një mendje të pastër thuajse sapo jeni kthyer në shtëpi nga llixha. Për të përfituar këtë përvojë nga dushi juaj, patjetër që do të duhet të konsideroni të keni një kokë dushi. Me estetikën dhe teknologjinë moderne, koka e dushit është opsioni më i mirë për të dizajnuar dushin tuaj të përditshëm.

Jo vetëm kaq, por koka e dushit gjithashtu mund të ofrojë një ndikim më pozitiv në stilin tuaj të jetës dhe në atë se si ndiheni.
Përdorimit i ujit për të lehtësuar ankthin, dhimbjen dhe lehtësimin e shqetësimit njihet si hidroterapi. Hidroterapia përfiton nga vetitë fizike të ujit, temperatura dhe presioni, për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

Përdorimi i një koke dushi për qëllime hidro-terapeutike është efektiv sepse mbulimi i plotë e mban ujëvaren të qëndrueshme, duke ju mbështjellë në ndjesinë gjallëruese të shiut.

Kreativ Qeramika: Headshower

Ujëvara

Ujëvara është një burim i çmuar dhe i veçantë falë lëvizjes, tingullit dhe ajrit të jonizuar që prodhon uji me rënien e tij. Këtu jeton mirëqenia për trupin dhe mendjen tonë. Një mirëqenie, jo vetëm emocionale, por edhe fizike, për shkak të masazhit të dobishëm në supet, qafën, shpinën ose kyçet e këmbës. Një objekt me një dizajn të pastër, thelbësor dhe minimal.

Kreativ Qeramika: Cascata

Dushi i dorës Kneipp

Sebastian Kneipp nuk ishte vetëm një prift i thjeshtë bavarez. Emri i tij është i lidhur ngushtë me themelimin e lëvizjes së mjekësisë natyropatike. Kneipp është njëri nga themeluesit e mjekësisë natyropatike. Ai njihet edhe si babai i metodës së shërimit përmes ujit apo hidroterapisë. Në moshë të re Kneipp kishte probleme me tuberkulozin, sëmundje kjo që atëbotë konsiderohej e pashërueshme. Megjithatë, Kneipp arriti që ta shëronte veten përmes hidroterapisë apo shërimit me ujë.

Me këtë zbulim Kneipp u përqendrua intensivisht në fuqinë promovuese të shëndetit përmes ujit dhe bimëve. Terapia Kneipp bazohet në një parim shumë të thjeshtë: hidroterapi dhe stimulim përmes temperaturës. Trajtimet e ujit jepen në shumë forma të ndryshme, duke filluar nga stimujt me ujë të ngrohtë deri te stimujt me ujë të ftohtë.

Për trajtimet me ujë, bazuar në hidroterapinë e priftit bavarez Kneipp, gjithçka që kërkohet është që në zonën e dushit apo banjos të jetë një dush i dorës Kneipp. Dushi duhet të lidhet me linjën e ujit të ftohtë dhe të nxehtë në mënyrë që të realizohen dushe të ftohta dhe të nxehta.

Kreativ Qeramika: Kneipp Watertube

Kromoterapia

Kromoterapia ka shumë emra, varësisht se kush i referohet asaj. Mund të konsiderohet si terapi me ngjyra, terapi me dritë ose edhe kolorologji. Por në fund të ditës parimi është i njëjtë: përdorimi i dritës, ndriçimit me ngjyra si për përfitimet e shëndetit fizik ashtu edhe të atij mendor. E ngjashme me akupunkturën, kromoterapia është një metodë alternative e mjekësisë.

 Ngjyra e kuqe dihet se nxit ngrohtësinë, energjinë dhe stimulimin, këto veti e bëjnë atë të mirë për lodhjen, ftohjet, njerëzit e ftohtë dhe ata që janë pasivë.

 Ngjyra e verdhë thuhet se ndihmon në forcimin e nervave dhe mendjes. Ndihmon në zgjimin e frymëzimit mendor dhe stimulon mendjen duke e ngritur atë në një nivel më të lartë.

 Ngjyra vjollcë thuhet se shëron varësinë nga melankolia, histeria dhe alkooli. Kjo ngjyrë e ngadalëson një zemër tepër aktive, gjë që nga ana tjetër e stimulon shpretkën dhe qelizat e bardha të gjakut.

 Ngjyra e gjelbër është ngjyra e natyrës dhe e Tokës. Thuhet se ndihmon në arritjen e ekuilibrit dhe harmonisë. Kjo ngjyrë ka ndikim qetësues si në mendje ashtu edhe në trup.

 Ngjyra turkuaz është e njohur për rritjen e intuitës dhe ndjeshmërisë. Kjo ngjyrë reflekton pastërtinë dhe punën si dezinfektues dhe antiseptik. Turkuazi po ashtu tonifikon sistemin e përgjithshëm, ndihmon lëkurën dhe relakson ndjesinë e stresit.

 Ngjyra e kaltër është e njohur të jetë në gjendje të qetësojë inflamacionet (përfshirë inflamacionet reumatike), ethet, presionin e lartë të gjakut si dhe ofron lehtësim nga dhimbjet e kokës.

Kreativ Qeramika: Kromoterapi

Kreativ Qeramika: Mist

Dushi me presion stimulues (body jet) i quajtur Mjegulla (Mist) krijon një spërkatje të butë me një pafundësi pikash të vogla uji që formojnë një mjegull, që e mbështjellë trupin duke krijuar një ndjesi të lezetshme. Ky lloj dushi është ideal për t’u larë pas një saune, banje me avull ose për ambiente me shumë dushe.

Kreativ Qeramika: Mist jet

Dushet me presion stimulues (Body Jets)

Pas një dite të lodhshme, dhimbja e shpinës është ankesa e zakonshme e pothuajse çdo personi. Dushi me presion stimulues (body jet) të instaluar në murin e banjos do të ju relaksoj përmes shtendosjes së muskujve tuaj duke ju rikthyer energjinë e shpenzuar gjatë ditës.

Pra përdorni dushet me presion stimulues (body jets) dhe shijoni spërkatjet e ujit të ngrohtë dhe qetësues.

Dushet me presion stimulues (body jets) të trupit janë ideal për t’u instaluar aty ku të gjithë anëtarët e familjes ndajnë banjon. Pasi që këtyre dushave mund të rregullohet koka sipas dëshirës së përdoruesit, secili anëtar i familjes mund t’a rregullojnë kahjen e ujit sipas zgjedhjes. Për më tepër këta dushe me presion stimulues (body jets) do të ju kursejnë paratë që i shpenzoni për të bërë masazh.

Kreativ Qeramika: Body jet

Dushi me kovë (Bucket Shower)

Dushi me kovë ka fituar popullaritet gjatë kalimit të vjetëve, sidomos shkaku i fushatave të ndryshme vetëdijësuese. Por jo shumë njerëz e dinë që “kova me ujë të ftohtë” është në të vërtetë një traditë e lashtë e rajonit të Tirolit. Pikërisht kjo kovë, shkaku i përfitimeve të shumta që i ofron, konsiderohet trajtim efektiv i hidroterapisë.

Dushi me kovë tiroleze funksionon mjaft thjeshtë. Një kovë me ujë të akullt varet nga tavani dhe derdhet shpejt mbi trup duke tërhequr një zinxhir, gjë që shkakton një goditje me temperaturë të ulët duke e bërë trupin më të fortë. Sipas traditës, kova duhet të jetë prej druri të larshit të veshur fort dhe të mbajë rreth 5 litra, kursi uji duhet të derdhet shpejt me një lëvizje të vetme duke tërhequr një litar ose zinxhir.

Kreativ Qeramika: Bucket Shower

Ulëset për relaks

Ulëset për relaks shërbejnë për të rritur kënaqësinë dhe përfitimet e saunës në zonën ngjitur të çlodhjes. Në këtë mënyrë, sauna bëhet një vend i shenjtë dhe i vërtetë i relaksit dhe mirëqenies.

Kreativ Qeramika: Lounger

Aromaterapia

Aromaterapia është një trajtim shërues që përdor ekstrakte natyrore të bimëve për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien. Aromaterapia përdor vajra esenciale aromatike medicinale për të përmirësuar shëndetin e trupit dhe mendjes.

Aromaterapia e rrit shëndetin fizik dhe emocional. Aromaterapia konsiderohet të jetë mes artit dhe shkencës. Kohët e fundit, aromaterapia ka fituar më shumë njohje në fushën e shkencës dhe mjekësisë.

Kreativ Qeramika: Home Diffusers

Kripërat e vaskës

Zhytja e trupit në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe kripë është aprovuar të jetë një nga mënyrat më të mira për të rikuperuar trupin pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Ky ritual promovues i shëndetit dhe i mirëqenies i qetëson muskujt, hidraton lëkurën, detoksifikon trupin dhe lehtëson ënjtjen e brendshme trupore.

Mineralet makro që ndodhen në kripëra, janë të nevojshme për shëndetin e njeriut, dhe në të vërtetë mund të tërhiqen në rrjedhën e gjakut gjatë një banjë të ngrohtë, që mund të ndihmojë në ekuilibrimin e gjithë trupit.

Kreativ Qeramika: Bath Salts

Ndeze një qiri

Drita e qirinjve krijon një ambient të bukur që thjesht nuk mund të rikrijohet me asgjë tjetër. Ndezja e disa qirinjve të pozicionuar mirë krijon efekt dhe një atmosferë komode dhe intime. Shtimi i disa qirinjve do të krijojë butësi dhe do ta bëjë ambientin të ndjehet i ngrohtë dhe mikpritës. Qirinjtë janë të njohur për vetitë e tyre qetësuese, shëruese dhe përdoren shpesh në ambientet e mirëqenies private (private wellness) duke krijuar kështu një ambient të qetë.

Akti i ndezjes së qiriut, dridhja e tij e bukur dhe shkëlqimi i butë që krijon, ndihmon në lehtësimin dhe qetësimin e mendjes. Provojeni herën tjetër kur të keni kaluar një ditë stresuese: ndizni një qiri, shikoni flakën dhe thjesht merrni frymë për disa minuta – edhe vetëm 60 sekonda mund të bëjnë një ndryshim të madh.

Kreativ Qeramika: Logica S
Kreativ Qeramika: Bodylove H
Kreativ Qeramika: Cascata

Kërko të pazakonshmen tënde – blej online: www.kreativqeramika.com

Për më shumë, kontakto Kreativ Qeramika në Facebook apo në Instagram..

Artikull i sponzorizuar